“Fordi” merr përpara të miturin në Vlorë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Një mjet tip “Ford” ka përplasur një 10-vjeçar. Fatmirësisht, i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Me datë 04.12.2021,rreth orës 17:10,në aksin rrugor ” Rruga e Çipajve”,  shtetasi R.M.,21 vjeç, duke drejtuar automjetin e markës tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin e mitur  D.M.,10 vjeç.

Shtetasi u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet  jashtë  rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 4.12.2021 18:02