Çfarë fshihet pas refuzimit të Scholz për të dërguar “bishat” Leopard në Ukrainë

“Ne bëjmë shumë, por me trajtimin e ngathët në fusha të caktuara kemi shkatërruar në masë të madhe reputacionin tonë.”

Me këtë frazë, Anton Hofreiter, përgjegjës nga Partia e Gjelbër për çështjet e politikës së jashtme, përshkroi ndikimin e brendshëm dhe ndërkombëtar të vonesës në dorëzimin e tankeve gjermane “Leopard 2” në Ukrainë, në një moment absolutisht kritik për rezultatin e luftës, shkruan albeu.com.

Me partinë e tij në koalicionin qeverisës, Hofreiter pranoi se obstruksionizmi nga Berlini po minonte pozitën udhëheqëse të vendit të tij brenda BE-së, por edhe rolin ndërkombëtar të Gjermanisë.

Dhe kjo, sepse refuzimi i saj për të siguruar vetë ose për të lejuar vendet që zotërojnë tanke gjermane të dërgojnë një numër të konsiderueshëm të tyre në Kiev, në fakt ka “lidhur” duart e aleatëve.

“Pakënaqësitë” në mbështetjen perëndimore për shkak të qëndrimit negativ të kancelarit gjerman, Olaf Scholz për furnizimin e Ukrainës me tanke  u pasqyruan plotësisht në takimin e mbajtur të premten e kaluar nga përfaqësuesit e vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Gjermani.

Ndërkohë, Kievi është thuajse i dëshpëruar për këto tanke, duke trazuar komunitetin global, deri në atë pikë sa emri i kancelarit gjerman është shoqëruar me mijëra komente akuzuese në rrjetet sociale anembanë globit në orët e fundit.

Në një linjë mbrojtjeje dhe nën peshën e reagimit ndërkombëtar, ministri i ri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius tha se “do të ketë një vendim së shpejti, cilido qoftë ai” në lidhje me dorëzimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, ndërsa pranoi se këto janë të nevojshme për një Ofensivë ukrainase në rajonet e Luhanskut lindor dhe Donbass. ”

“Që ata kanë nevojë për tanke, se kanë nevojë për një lëvizje agresive në lidhje me Donbassi dhe Luhanskun, kjo është absolutisht e qartë, por se si do të pajiset pastaj mbetet për t’u parë, por ka shtete të tjera që mund të kontribuojnë”, tha ministri i Mbrojtjes, duke kërkuar njëkohësisht që vendimi të “koordinohet ngushtë” në mesin e aleatëve.

“Po flasim për armë të blinduara rëndë që mund dhe duhet të përdoren për qëllime sulmuese dhe duhet të peshojmë me shumë kujdes se kur t’i sjellim ato në ekuacion ”, përfundoi Pistorius.

Ndërkohë, BE miratoi dje ndihmën financiare shtesë për Ukrainën në shumën prej 500 milionë euro, duke siguruar edhe fonde për stërvitjen e ushtarëve ukrainas, duke qenë se së fundmi Moska ka rinovuar vijën e saj të frontit, me rekrutë të rinj të trajnuar pas rekrutimit të pjesshëm të shtatorit të kaluar.

Shkaqet

Në të njëjtën kohë, pavarësisht mosmiratimit, kancelari gjerman Olaf Scholz mban tanke Leopard në hangarët gjermanë, duke qenë se pak para përfundimit të një viti lufte në Ukrainë, Moska po intensifikon kërcënimet e saj kundër Perëndimit, me perspektivën e përshkallëzimit të luftës në një luftë totale.

Në një deklaratë të paprecedentë dje, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pohoi se në Ukrainë “nuk po flasim më për një luftë hibride Rusi-Perëndim, por për një luftë pothuajse reale”, e cila po intensifikon frikën globale për një përgjithësim të luftës ose zgjerimin e sulmeve të  Rusisë në vende të tjera, në të ardhmen e afërt.

Në këtë këndvështrim, kancelari Soltz duket se po i ruan mirë rezervat kombëtare, duke qenë se marrëdhëniet e ngushta Berlin-Moskë të ditëve të Merkelit kanë kaluar në mënyrë të pakthyeshme.

Përveç kësaj, një arsye tjetër është gjendja aktuale e forcave të armatosura gjermane, të cilat janë shumë larg fuqisë parandaluese që duhet të zotërojë një vend ekonomikisht i fortë i kalibrit gjerman.

Në këtë drejtim, “ne jemi mbështetës të mëdhenj të Ukrainës, megjithatë ka ende nevojë të diskutohet për dorëzimin e Leopard 2 dhe do ta marrim këtë kohë”, theksoi dje përfaqësuesi i qeverisë gjermane, kohë e cila për disa analistë lidhet drejtpërdrejt me përpjekjen e një riorganizimi “të papërpunuar” dhe pothuajse të detyruar të forcave të ushtrisë gjermane.

Për rrjedhojë, përfaqësuesi i qeverisë gjermane kujtoi, duke komentuar qëndrimin e vendit të tij në lidhje me tanket, kushtin e vendosur nga Gjermania për vendosjen e menjëhershme të tyre në Ukrainë, duke thënë se bisedimet me SHBA-në “janë të vazhdueshme dhe konstruktive, ne shkëmbejmë qartë pikëpamjet dhe kancelarja vazhdon të mbështesë koordinimin shumë të ngushtë me SHBA-në.”

Në fakt, Berlini në mënyrë implicite dëshiron të balancojë vendosjen e tankeve të Ukrainës me fuqinë e Hemisferës Veriore, duke kërkuar në mënyrë aktive që SHBA të furnizojë Ukrainën me shumë tanke, veçanërisht M1 Abrams.

Megjithëse Uashingtoni po e refuzon kërkesën e Gjermanisë për momentin, duke pretenduar se furnizimi dhe mirëmbajtja e tankeve M1 Abrams është e pamundur në kushtet e luftës që mbizotërojnë në Ukrainë.

Polonia megjithatë po numëron mbrapsht për t’i dhënë tanket e veta Leopard në Kiev, megjithëse pala gjermane argumenton se ajo ende nuk ka marrë institucionalisht kërkesën konkrete, në mënyrë që të nisin procedurat përkatëse.

Përballë ngërçit, megjithatë, shefi i shtabit të presidentit të Ukrainës Andriy Yermak, në një postim në Telegram, vuri në dukje dje se Kievit i duhen disa qindra tanke nga aleatët perëndimorë.

“Ne kemi nevojë për tanke, jo 10 deri në 20, por shumë qindra,” tha Germak, duke shtuar se“Qëllimi ynë është (rikthimi) i kufijve të vitit 1991 dhe ndëshkimi i armikut, i cili do të paguajë për krimet e tij ”.

Në praktikë, thirrja dramatike e Kievit për furnizim me tanke, kryesisht Leopard 2, bazohet në nevojën urgjente të Ukrainës për t’u kthyer në kufijtë e vitit 1991, pra rimarrjen e Krimesë, e cila ka qenë nën kontrollin rus që nga viti 2014, si dhe ato zona të aneksuara ilegalisht nga Moska në njëmbëdhjetë muajt e fundit./Albeu.com./


Shtuar 24.01.2023 08:36