Letra e 1951-shit/ Libri gjerman, sekretet që zbulonte për Mbretin Zog me pushtimin e Italisë
Pëlqej
Kuvend letrash me miqtë, letërkëmbimi i pasur i Mustafa Merlikës-Kruja, i përfshirë në katër vëllime, jep dimensionin jo vetëm të këtij personaliteti, por dokumenton e zbardh shumë anë të errëta të historisë sonë në periudhën më delikate, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur pushtetin e morën komunistët. Janë 11 vjet letërkëmbim me fratin pukjan që e gjeti firmëtarin krutan në një gjendje të vështirë shpirtërore “pa familje, por me uzdajë se nji ditë e shoh, veçse pa miq përgjithmonë”
Vazhdon edhe në këtë letërkëmbim mes fratit e Mustafa Krujës debati për librin gjerman dhe të vërtetat që fsheh në raportin mes Italisë dhe Mbretit Zog, si erdhi pushtimi i Shqipërisë. Mirëpo në një ditar të zbuluar të kontit Çiano dalin qartë interesat më të hershme të Italisë për ta aneksuar Shqipërinë dhe gjithë procesi i afrimit italian për të mbërritur në pushtimin e `39-ës lidhet pikërisht me këto interesa.
Në vëllimin e katërt të serisë së letërkëmbimeve të Mustafa Krujës me miq e bashkëpunëtorë, personalitete të jetës politike e kulturore të Shqipërisë të fushave të ndryshme, të botuara nga “OMSCA-1”, ky konsiderohet më i ploti e ndoshta më interesanti për lexuesin, mbasi paraqet një letërkëmbim mes dy personalitetesh krejt të ndryshëm nga mosha e nga formimi, por me një ndihmesë të çmuar në kulturën kombëtare që, nëpërmjet bisedës së tyre letërore, marrin në shqyrtim e ftillojnë ndodhi e tema të ndryshme të historisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të shkuar. Njëri ishte një protagonist i jetës politike, por edhe i asaj kulturore, njëri nga firmëtarët e Dokumentit të Pavarësisë, pjesëmarrës në shumicën e ngjarjeve që shënuan historinë e shtetit shqiptar në tridhjetë vitet e para të qenies së tij. Tjetri ishte një frat françeskan, një ish-mësues historie në liceun “Illyricum”, që e kishte bërë hulumtimin e kësaj lënde qëllimin kryesor të jetës së tij, krahas atij të shërbyesit të fesë.
I ndante një ndryshim moshe prej njëzet vitesh, por i bashkonte dëshira e studimit të thellë, dashuria për vendin e tyre, ngulmimi në kërkimin e së vërtetës historike, shpresa, e mbetur vetëm në kufijtë e termit, për të parë një Shqipëri demokratike e dinjitoze. Letërkëmbimi filloi një ditë prilli të vitit 1947, kur Atë Paulini, që jetonte në Bolzano, në një kuvend ku kryente detyrën e meshtarit, merr vesh se në Ortisei, një lokalitet turistik i Trentinos, një nga vendet më të bukura të Italisë, banonte Mustafa Kruja, një emër i njohur i jetës shqiptare. Vendos t’i shkruajë për të vendosur një lidhje me të.
“Letra e fratit pukian e gjeti firmëtarin kruetan në një gjendje të vështirë shpirtërore “pa familje, por me uzdajë se nji ditë e shoh, veçse pa miq përgjithmonë. Një letërkëmbim 11 vjeçar nga vende e kontinente të ndryshme, gjithmonë duke u bërë më i ngrohtë, më i hapur, mes dy përfaqësuesish brezash të ndryshëm, që i lidhte jo vetëm fati i përbashkët i të mërguarit politik, por edhe dhimbja e përbashkët për fatin e Atdheut, të cilit i kushtojnë frytin e mundit të mendjeve të tyre në studimet e vazhdueshme për historinë e tij”, – shkruan trashëgimtari i Krujës, Eugjen Merlika. Këto letra bëjnë pjesë në vëllimin e katërt, ku letërkëmbimi i pasur i Mustafa Merlikës-Kruja, i përfshirë në katër vëllime, jep dimensionin jo vetëm të këtij personaliteti, por dokumenton e zbardh shumë anë të errëta të historisë sonë në periudhën më delikate, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur pushtetin e morën komunistët. Gazeta “Standard”, me të drejtat e botimit nga “OMSCA-1”, nis ciklin e publikimit të disa letrave të rralla, me personalitete të politikës e të kulturës. Edhe pse letërkëmbim, ajo që çmohet në to është sqima e dijes, sikur këta të ishin artikuj të publikuar për lexues, e jo mes vetes. Ndoshta kjo ishte një projekt-perspektivë e Krujës, gjë që ia impononte çdo letërkëmbyesi, si në këtë rast, duke na dhënë një shkollë të mendimit.

***
BOLZANO, 30. 3. 1951
Shum i dashtuni Mik,
Letren e dashtun tande e mora shi të Hanen e Pashkvet, e të falem nderësfort e fort per urime qi më derguet per Pashkë.
Pergjegjet t’Ueja, si perherë, të kjarta e precize: edhe per kto të falem nderës me gjith zemër.
Libri tedeshk prej të cilit mora pvetjet e bame në letren e mbrame, asht botue në vj. 1939, sugurisht nja pak kohë mbas zaptimit të Shqypnis prej Italjanvet. Ky liber, si më duket mue, ka ma fort qellime propagandet se sa me pru fakte historike të pakontestueshme. Libri quhet kshtu:
“ALBANIEN, Neues Land im Imperium” . Tue kenë ky i botuem në kohën kur Gjermanija i kishte punët mirë me Itali, nuk asht per t’u çuditë perse libri mundohet me mbajtë ma fort krahin e Italis! Edhe pyetjen tjeter mbi Tyrqt e Rij e pata nxjerrë prej të njajtit liber.
Nuk m’asht ashtu krejt i kjartë dallimi qi bani Ju ndermjet othoman e tyrk. Ju shkrueni kshtu në letren t’Uej: “Po ai vetë (Njaziu) kurr s’e shpalli veten ndryshe, as me shkrime as me gojë, veçse othoman, e kah s’ thonte tyrk, duket se e dinte edhe vetë qi s’ishte i këtillë”.
Per mue asht njisoj me thanë othoman e tyrk në ket rasën t’onë ktu. Si e kuptoj vetë punen: Tyrqt janë racë ase ma mirë nji popull i rrjedhun prej Turkestanit. Othoman rrjedhë prej fjalës Osmanli, e në ket mndyrë u thirren Tyrqt come discendenti dei fautori di Osman I, che combatterono per lui.Në nji histori tedeshke po gjej të shkrueme kto fjalë: “Das Reich des mongoloiden Reitervolkes der Turken durch Osman I. (1288-1326) in Kleinasien begrundet. Er nennt die nach dem Tode seines Vaters ubernommene turkmenische Nomadenhorde “Osmanen”, erweitert das Reich und nimmt den Titel “Sultan” an. ” – Si e tfilloni Ju ket punë?
Pyetjet e mija kso here janë kto të dyja, e po i marr prej librit tedeshk të sypripermendun:
1). Das albanische Volk als solches hatte sich an dem sogenannten Ersten Balkankrieg 1910/12 nich beteiligt. Diese Behauptung ist, streng genommen, allerdings nur in der Einschrankung richtig, da das Albanertum nicht als konkrete Partei am Krieg teilgenommen hatte. Tatsachlich haben die zahreichen Aufstande der Kosoboalbaner seit 1908 – meist unter Fuhrung des machtvollen Isa Boletin aus Boletinac auf dem Kosovopolje-sehr dazu beigetragen, das Ansehen und die Widerstandskraft der Turken zu untergraben, so dab den Serben im Balkankrieg 1911 der Erfolg desto leichter fiel. Sie haben deshalb auch, wie wir heute wissen, Boletin heimlich unterstutzt, woraus sich auch dessen neutrale Haltung wahrend des Balkankrieges erklart, die ihm die Turken sehr zum Vorwurf gemacht haben”.
2). Ismail Kemal Bey Vlora war eine der umstrittensten Personlichkeiten seiner Zeit. In der Turkei alten Regimes hatte er es bis zum Mitglied des Staatsrates Abdul Hamids und zum Gouverneur Tripolitaniens gebracht, weilte aber seit 29. April 1900 im Exil und wurde sogar in contumaciam verurteilt. Die jungturkische Revolution erlaubte ihm 1908 die Ruchkehr, aber da er am reaktionaren Gegencoup des Sultans teilgenommen hatte, mubte er neuerdings fliehen. Er wandte sich nach Athen und begann von hier aus, angeblich mit Mitteln Abdul Hamids, die albanischen Selbstandigkeitsbestrebungen zu schuren, nicht so sehr aus nationalen Interesse, als vielemehr um dem jungturkischen Regime Schwierigkeiten zu machen. Ware diese an sich nicht eben unmogliche Lesart richtig, dann ware die Nationalversammlung von Valona 1912 nichts weiter gewesen als ein Ergebnis des Parteihaders innerhalb des Jungturkentums und seiner diversen Stromungen. Wie wenig Ismail Kemal Bey angesehen war, beweist, dab er im Parlament in Istanbul wahrend (das?) der Jungturkenperiode 1908/09 offentlich geohrfeigt wurde.
Per sa i perket largimit t’em prej botës së vjeter, mue vetem at herë do të më mbushet mendja me ndrrue vend e me shkue n’ Amerikë, po t’a dijshem se nuk asht kurrsesi e mundun me shkue n’Austri e me punue ata shka kam vetë nder mend. Lufta, kurdo qi të kërsasë, ka me u zhvillue jo vetem n’ Europë apor në Lindjen e Aferme: per me i dhanë fund luftës, si njani si tjetri nder dy Katallajt, do të mendojë se si me u hjedhë drejt e në strofull të tjetrit. Vetem në ket mndyrë asht gjasa se mund t’i shtypet kryet Kulshedres, tue e msye kte me të tana armët moderne shi në strofullin e saj. Edhe po zaptoi Rusi Europen e vendet e aferme, sa pare ban? A asht ma i madh dami apor dobija? Luften mund t’a fitojë Rusi, vetem po i duel ktij me kapercye n’ Amerikë. Europjant per Rusi nuk formojnë anmikun Nr. 1. Teper shum miq ka Rusija n’ Europë, edhe po kjén shum nder kta miq vetem miq friget prej pushtetit rus. Mjesá n’ Amerikë luftohet komunizmi radikalisht. N’at ditë (dita ktu asht per t’u kuptue nji kohë e papercaktueme!) qi Rusija të zaptojë Europen prendimore, të gjith komunistat e tashëm do të baheshin antirus, si po e shohim nder shtete t’Orientit europian dita me ditë. Rusija e din ket punë, e prandej nuk mendon me i u lshue urysh Europës : ket punë, po të kishte dashtë, do të kishte pasë rasa ma të volitshme me e krye nder vjetët e para mbas luftës, në 1945. Kshtu e mendoj vetë punen e ndoshta e kam angllisht. Se njerzt nuk veprojnë përherë mbas logjikës e shpesh herë harrojnë ku rrin me shpi il buon sensoe dij edhe vetë. Rusët, veç, per deri tash nemosè, kanë dhanë prova të kjarta se nuk u mungojnë kto cilsi. Ata e kanë diftue veten mjeshtra të pagabueshem në mrrijtjen e qellimeve qi kanë para vetes perpá pasë nevojë me rikurrue në mjetin ekstrem, qi asht lufta. Pse Rust nuk janë “Untergangsmenschen”s’ çon kandar edhe po u desht me dekë. Deka per ta asht nji gja e lakmueshme, kur të jetë puna me e diftue veten herò per nji ideal të naltë.
Por t’i lam kto gjana, pse do të kishem me mujtë me shkue edhe ma gjat me kso pallavrash. Un me kto fjalë due me të diftue se mue nuk më mbushet mendja me lanë Europen vetem prej frigës së njaj lufte. Po të kishem mjete financjare, pá tjeter do të niseshem per Austri e do të ndaleshem atje nemose dy vjet. Për deri sa mos të më braktisë shpresa plotsisht, se ndoj herë Zoti do t’i a shndrisë menden ndoj Mecenatit me më ndimue me mjete financjare, nuk do të ndrroj mendim. Po s’u gjet kurrsesi nji dorë bujare qi do të më ndimojë, at herë nuk ka me më mbetë tjeter veçse me shkue n’Amerikë, mbasi per atje, si të pata shkrue, asht rruga çilë, d.m.th. gjindet mndyra se si me raditë mjetet financjare per udhtim. Âsht e dijtun se konditat janë jo të favorshme, per arsye se mue më duhet me harrue krejt Shqypnin e popullin e saj e me u vu me punue per tjerë, me punue per asish, me të cillt nuk më lidhë kurrgja. Kjo asht arsyeja per të cillen Të pata shkrue heren tjeter kto fjalë: me shkue në Amerikë asht per mue njisoj si me dashtë me i rá mohit Shqypnis! E me të vërtetë asht njisoj si me i rá mohit Shqypnis, kur mos të mundet njeri me punue kurrgja per te.
T’uroj shndet e të mira.
Miku i yt
P.P. Margjokaj O.F.M.

Ramleh (Aleksandri), 23. IV. 1951
I dashtuni Atë,
Gzohem fort qi je mirë e po hy patjetër me vu përgjegjun pyetjeve.
Tyrk asht nji skanj ethnologjik e othoman (ottoman, osmanlli) politik. Krejt ai mosaik popujsh të ndryshëm qi përfshinte mbretnija othomane n’ Evropë, Asi e Afrikë ishin othomanë, pjestarë t’asaj mbretnije a, ma drejtë me thanë, të shtruem asaj, por jo tyrq të gjithë siç ishte populli bazë qi e kishte themelue atë mbretni. Nji analogji me këte e gjejmë në mbretnin e Habsburgvet, n’Austrin. Mund të marrim si shembull edhe Zvicrën, me këtë ndryshim qi popujt e ksaj janë shokë të bashkuem vullnetarisht në nji Shtet e jo të shtruem përdhuni prej njanit sish. Evropjanët e kanë quejtun mbretnin othomane edhe Tyrqi, por impropriamente,ashtu siç u kanë thanë, gjithnji prej këtij emni pa vend, edhe othomanvet, nga çdo kombsi qi t’ishin, Tyrq. Pra nj’ashtu sikur nji Çek a nji Italjan i Trieshtës, b.f., e quente veten austrijak politikisht e çek a italjan ethnikisht, ashtu edhe Shqiptari, Arabi etj, e quejshin veten othoman, por jo tyrk në kuptimin politik. Njaziu s’ mujte me i thanë vetes Tyrk, se e dinte qi s’ ishte i tilë e i dukej si me thanë “jam kopil”, por e ignoronte, për mos me e mohue, edhe kombsin e vet e përdorte vetëm me cilsin politike si shtetas : othoman. Un përdor kët’orthografi për këto arsye : Emni Osman i Tyrqve asht Othman’ i arabvet. Gjuha tyrqishte s’ka th. Okqidenti th-n e ka bamë t në këtë rasën t’onë edhe dyfishue. E tue qenë se kjo formë s’i përshtatetas etymologjis as gjuhës s’onë qi s’ka bashkzanore të dyfishueme, un kam shkue në rranjët me formën oth-.
Në pyetjen e parë prej librit Albanien (auktorin kishe harrue me m’a diftue) po më bie në sŷ“Balkankrieg 1910-12”! Luftat balkanike, kundra Tyrqis e ndërmjet fituesvet balkanikë shoq me shoq, kanë fillue e mbarue në vjetën 1912-1913. Rolin e Shqiptarvet në këtë luftë, kërkon t’a gjykojë në “favor” të tyne nëpër prizmën e nji politike kontingjente, por jo historikisht. A sommi capi,duhet të thomi se politika e verbët e Stambollit i shtrëngoi Shqiptarët me bamë kryengritje mbas kryengritjesh për tri vjet rresht (1909-1912) tue dërmue e demoralizue fuqin ushtarake e hapun nji hendek të madh ndërmjet popullit t’onë e mbretnis. Na, dmth parij’e jonë, të kishin qenë të mendshëm, mbasi s’mujtën me u a mbushun menden Tyrqvet me i njohun Shqipnis autonomin e vet me kufij të caktuem, ishte dashun t’u përpiqshin me u marrë vesht me shtetet e Balkanit për nji Shqipni të pavarme me kufij t’arsyeshëm e të pranuem prej tyne me të zezë mbi të bardhë e me luftue mbandej së bashku me ta kundra Tyrqis. S’ka mujtun me u bamë ndoshta, por fakti asht qi jo sprovue, por as mendue s’asht nji provë e këtilë prej anës s’onë. Atëherë u ba puna ashtu siç thotë auktori gjerman: “Das alb. Volk als solches hatte sich an dem ersten Balkankrieg nicht beteiligt.”E këta asht gjithça. Kusuri janë fjalë e kurrgja tjetër. Por un s’çuditem për shkurtpamjen e Tyrqvet e të Shqiptarvet, por për atë të diplomatis vjeneze. As Vjena s’kuptoi kurrgja se Tyrqit e Rij ishin tue i bamë vorrin mbretnis othomane. Në fillim, përkundrazi, kujtoi se l’Homme Malade , me shpalljen e konstitucjonit, shpëtoi e muer udhën e nji shërimi të sigurtë. Prandej u nxitue me shpallë aneksimin e Bosne-Herzegovinës. As provat e dy vjetve të pastajme s’i mësuen kurrgja. Aqë sa Vjena, kur u shpalllufta balkanike, qe e bindun qi Shtetet e gjysishullit do të hajshin prej Tyrqijet nji dajak të shëndoshë! Sikur t’a kishte pasë kuptue realitetin, në vend qi t’i a lente Petersburgut nisjativën me bashkue Sërbi e Bullgari në nji aljancë të fshehtë, qi u ba bërthama e Lidhjes Balkanike, do t’a kishte marrë vetë e do të kishte rregullue si duhet edhe fatin e Shqipnis.
Isa Boletinis’ka qenë ashtu “vollmachtig”sikure bie Auktori, por s’e vjyen barra qirán me u ndalë mbi te. Ka marrë pjesë edhe ky bashkë me krenët tjerë të Kosovës në kryengritjen e1912 – s. Rol’ i Sërbvet në këtë kryengritje ka qenë afrisht ai qi luente edhe Mal’ i Zi me Malsorët e Mbishkodrës : ka dhanë do armë e ndoshta edhe do pare, por Boletinit e do krenve tjerë si ai, të padijshëm e të pakuptueshëm. Në Shkup i kam ndie vetë aso here kritikat e ankimet qi u bajshin për këtë vepër prej anës së krenve patrijotë, si Bajram Curri, e intelektualë si Hasan Prishtina e Nexhib Draga.
Ato pak shënime biografike t’Auktorit mbi Ismail Kemalin janë të drejta. Veçse në “reaktionaren Gegencoup des Sultans”s’asht e vërtetë qi ai ka marrë pjesë direkte. Vetëm se si deputet opozitar qi ishte e me shumë tjerë si ai, s’e fshehu kënaqsin e tij faqe asajë lëvizjeje efemere qi u pandeh se do t’i epte fund strapotencës së partis në fuqi, qoftë edhe në favor të Sulltanit. Në veprimet e tija mbandej prej Athine e ngado ngjeti përjashta sigurisht s’ka pasun gisht Abdyl-Hamidi, qi ishte i burgosun në vilën Alatini të Selanikut. Krahaso vetë të thanat e Auktorit qi Ismail Kemali qyshë në 1900 u bie shkelm të miravet personale qi kishte prej Sulltanit e del n’Evropë (për ç’qëllim?) e mbandej kur nxit Shqiptarët për kryengritje e paska bamë këte “nicht so sehr aus nationalen Interesse, als vielmehr um dem jungturkischen Regime Schwierigkeiten zu machen”! Edhe prej këndej mbërrin i bir’ i botës me infirmue deri qëllimin kombtar të shpalljes së pamvarsis s’onë në kuvendin e Vlonës. Ismail Kemali ka qenë ma i madhi diplomat shqiptar i kohës së vet e nji ndër ma të mëdhajt atdhedashës. Ishte kryetari i opozitës në parlamentin tyrk, të nji opozite qi përmblidhte në gji të vet deputeten prejgjithë popujve të mbretnis, me gjithë këte për Auktorin fakti qi nji deputet tyrk i pati ramë nji paravesh në parlament provueka se sa pak “angesehen”paska qenë!
Mbreti më tha dje se e kishte gati qortimin e atij tekstit për të cilin kemi folë në letrat e maparshme. Por mbandej un harrova me i a kërkue kur u dava me te. Sod i telefonova nji oficeri të shtëpis së tij e kujtoj se mbrenda ditës kanë me m’ a prumë e kam me T’a mbyllë këtu. Prandej deri nesër nade s’po T’a nis letrën.
Me përshëndetje shumë të përzemërta.
I yti
Kruja

Bolzano, me 30 prill 1951
Shum i dashtuni Mik,
Sot mora letren tande e të falem nderës fort e fort. Dallimi i Yt ndermjet tyrk e othoman asht aq i kjartë, sa vetë çuditem si nuk më ka rá nder mend perpara ky dallim. Më bjen nder mend se njiherë glottologu francez Mario Roques pat pvetë P. Justin Rroten me nji leter se çka shenjote fjala Vlash, qi ai e kishte pasë lexue ndokund në ndonji liber. Kur P. J. Rrota i shkroi tue i thanë se Vlash asht njisoj Blasius, ky i pergjegjka me kto fjalë: “accuso la mia ignoranza”.Kto fjalë mund të perdoren edhe në rasen e soqme prej meje.
Auktori i librit, qi po na qet punë nder kto letrat e mbrame t’onat, quhet Richard Busch-Zantner.
Fundi i letres s’Uej së soqme kje ky: “Mbreti më tha dje se e kishte gadi qortimin e atij tekstit per të cilin kemi folë nder letrat e maparshme. Por mandej un harrova me i a kerkue kur u dava me te (un do të kishem shkrue : u dava prej tij ase prej si!). Sot i telefonova nji oficeri të shëpis së tij e kujtoj se mbrenda ditës kanë me ma prumë e kam me T’a mbyllë ktu. Prandej deri neser nate s’ po T’a nisi letrën”. Letra e Jote më mrrijti, por pa at tekstin e Mbretit.
Çashtjet qi më ké tfillue në ket letren e mbrame janë fort t’interesantshme e mbas të tana gjasësh do të kthej prap ndonji herë tjeter te ato.
Pvetjet e soqme po i marr prap prej librit t’ atij gjermanit:
1). Të më diftojsh ndoj send mbi Turhan Pashë Permetin, i cili simbas auktorit gjerman, paska pasë kenë prej 1908-1913 “turkischer Botschafter” në Petersburg. Më bjen në mend se shpesh herë P. Fishta e ka pasë xanë në gojë ket Turhan Pashen.
2). Kur auktori flet mbi Wiedin, thotë se Esad Pasha “als Vertrauensmann Italiens schurte den Widerstand” kundra Wiedit. Esad Pasha “war als Sturmbock gegen den Prinzen Wied als dem ungewollten Raprasentanten der osterreichischen Politik gewonnen worden” – kshtu auktori gjerman. A asht ma mirë me e thirrë Esad Pashën “Vertrauensmann” të Slavëve apo të Italjanvet? Apor ma mirë me thanë: Italjajt s’ishin tjeter veçse masha – consciamente o inconsciamente! – të politikës slave?
Po e gjete ndoj herë Mbretin Zog në terezi, permendja punen teme se due me shkue n’Austri: kush e din i mbushet mendja me më ndihmue. Shpesh herë, sa kje ai Mbret në Shqypni, u ka dhanë ndihma financjare Françeskanve shqyptarë per vepra kulturore. Ndoshta edhe tash ka Ai mundsin me i ndihmue nji françeskanit të ri, qi posë idealit e vullndesës së mirë, s’ka kurrgja e kurrkend tjeter qi t’i ndihmojë e t’i apë zemer per vepren qi kishte me dashtë me krye.
Në fund po të lutem qi të më falish, po kje se e mbusha letren me çitate tedeshke. Per mue asht ma kollaj me i kopjue çitatet në gjuhën origjinale se me u vu e me i perkthye shqyp.
Ka ditë kam dashtë me T’a thanë nji send e perherë më duel mendsh në rastin e volitshem. Po Të rán në mend fraza, fjalë popullore e fjalë e krypë, m’ a shenoni ndonji per çdo leter qi të më shkrueni. Vetë baj kolekcjon me kso fjalësh e e dij se Shqypnija e mesme asht fort e pasun per mndyrë së thanunit e fjalë e krypë e kso gjanash.
Shum shndet e të mira Të dergon
Miku i yt
P. MargjokajO.F.M.
(Standard)
Shtuar më 19/09/2014, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori