Kush, çfarë, pse?
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kate Dailey, BBC

Qyteti i Nju Jorkut shënoi një ditë pa krim të dhunshëm. Si ndodhi që siguria u rivendos?

Për më shumë se 36 orë në qytetin e Nju Jorkut, askush nuk u qëllua, u ther apo u vra me ndonjë mënyrë tjetër. Ngrirja e aktivitetit kriminal filloi të dielën në orën 22.25 të mbrëmjes, kur një burrë u qëllua në kokë dhe vijoi derisa një tjetër u vra me armë zjarri të martën në orën 11.20.

Megjithëse pushimi nga krimet e dhunshme ndodhi për herë të parë në shumë kohë, një ngjarje e tillë nuk i surprizoi krimiologët.

“Unë jam i habitur se kjo është dita e parë që nuk ndodhën vrasje”, thotë Alfred Blumstein, një profesor i politikave publike në Universitetin Carnegie Mellon në Pitsburg, Pensilvani.

Por duke marrë parasysh se kishte vetëm 472 vrasje në Nju Jork vitin e kaluar dhe këtë vit pritet të ketë edhe më pak se kaq, gjasat janë që ditët pa krime do të jenë më të shpeshta.

“Në mesatare ka 1.5 vrasje në ditë. Në disa ditë mund të kesh tri vrasje, pesë apo dhjetë, kështu që ndodh që ndonjë ditë të mos ketë asnjë vrasje”, thotë ai.

Ndërsa krimet e dhunshme si therja apo goditjet jofatale me armë zjarri janë më të shpeshta, sërish shifrat janë brenda mundësisë që një ditë Nju Jorku të kalojë 24 orë pa një krim të dhunshëm.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se statistikat për krimin – veçanërisht kur bëhet fjalë për agresion dhe plagosje – mund të jenë të pasakta.

“Numërimi nga departamenti i policisë i goditjeve jofatale me armë zjarri apo therjet ka shumë gjasa të jetë më i ulët nga realiteti”, thotë Frank Zimmering, kreu i programit kërkimor mbi krimin dhe drejtësinë në Universitetin e Kalifornisë dhe autori i një libri me titullin: Qyteti që u bë i sigurt: Leksionet nga Nju Jorku për krimin urban dhe kontrollin e tij.

“Diku në qytetin e Nju Jorkut nuk është e pagjasë që dikush të qëllohet apo të theret”.

Megjithatë e vërteta është se normat e kriminalitetit urban kanë rënë që nga vitet 1990. Në dy dekadat e fundit, kriminaliteti në SHBA ka rënë me 45 për qind, pjesërisht si pasojë e zgjidhjes së problemit të krak-kokainës në vitet ’80.

“Kjo gjë ka ndihmuar dhe Nju Jorkun, por rënia e kriminalitetit në këtë qytet qe më e madhe dhe zgjati për më shumë”, thotë Zimmering.

“Dhe ndërsa pjesa tjetër e vendit pa stabilizimin e normave të krimit në dekadën e fundit, shifrat për Nju Jorkun vijuan të bien. Më 2007, kokat drejtuese parashikonin probleme të mëdha me kriminalitetin për shkak se ekonomia shkoi për dreq, ndërsa në të gjithë SHBA-në më shumë njerëz dolën nga burgu sesa hynin në të”.

Por ajo që ndodhi qe që krimi vijoi të ulet. Mund të thuhet se ka qenë një fenomen i përgjithshëm. Por për momentin askush nuk e di se çfarë ndodhi me të vërtetë dhe çfarë e solli rënien e kriminalitetit.

Në librin e tij, Zimmering zbulon se ndryshimet demografike nuk e shpjegojnë dot rënien e krimit. Popullatat nga minoritetet janë zakonisht viktima të krimeve të dhunshme, por krimi në Nju Jork u ul, ndërsa popullatat nga minoritetet vijuan të rriten. Nuk pati as ndonjë rënie të madhe në shkallën e përdorimit të drogave.

Përgjigjja gjendet te puna më e mirë e policisë, por se çfarë ekzaktësisht bëri policia, mbetet ende e debatueshme.

Pjesërisht, falë një programi kompjuterik të quajtur Comstat, një mjet i fuqishëm statistikor, policia e Nju Jorkut qe më e aftë të identifikonte karakteristikat e një krimi, si dhe “zonat e nxehta” në vitet ’90. Prej këtu, krerët e policisë qenë në gjendje të takoheshin së bashku dhe të zhvillonin një plan më gjithëpërfshirës kundër krimit të qytetit.

“Qe më shumë një përpjekje për të qenë më të sofistikuar në mënyrën e mbulimit të qytetit me policë sesa në të shkuarën”, thotë Blumstein.

Këto strategji përfshinë rritjen e pranisë së policisë, thyerjen e dyerve ku shitej droga, si dhe metoda të debatueshme të llojit “ndalo dhe kontrollo” ku të rinjtë nëpër zonat me kriminalitet të lartë ndaloheshin dhe kontrolloheshin për armë pa leje apo drogë.

Por është e vështirë për krimiologët për të përcaktuar se cila nga këto metoda funksionuan dhe se sa efikase qenë.

“Ajo që është shumë frikësuese është se nuk janë zbatuar metoda të sakta testimi për asnjë politikë kundër krimit”, thotë Zimmering. Ndoshta norma më e ulët e kriminalitetit i ka lejuar policisë të përqendrohet në pak krime që mbeten.

Në të njëjtën kohë kur dita pa kriminalitet në Nju Jork po debatohej në të gjithë Amerikën, një oficer i policisë së qytetit bëri bujë kur u filmua ndërsa i jepte një palë këpucë një të pastrehi.
Shtuar më 11/12/2012, ora 18:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com

Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com