Kritika arkitekturore si mision shoqėror
Historia e arkitekturės moderne nga Bruno Zevi

Nė vitet gjashtėdhjetė, i tronditur nga spekulimi ndėrtimor qė kishte molepsur Italinė, e i pafuqishėm ndaj vendimeve arbitrare qė merreshin nė urbanistikė, arkitekti i njohur Gió Ponti, i mėshonte idesė se jo vetėm administratorėt apo kryebashkiakėt e qyteteve, por edhe vetė qeveritarėt e lartė do tė duhej tė qenė arkitektė a urbanistė; pėrndryshe tė kishin sė paku njohuri elementare, por tė strukturuara qartė, mbi kėto disiplina. I edukuar me parimet e shkollės racionaliste tė Bauhausit, ai dhe njė brezni e motivuar arkitektėsh luftarakė nisėn tė ushtronin si mision shoqėror edhe publicistikėn krahas projektimit. Deri mė atėherė Italia, krahasuar me vendet e tjera perėndimore, e kish vuajtur kronikisht mungesėn e plotė tė njė shtrese analistėsh apo kritikėsh tė arkitekturės, dhe kjo zbrazėti po lėshonte pasojat e mbrapshta mu nė kohėn kur vendi gjendej buzė bumit ekonomik, si edhe pėrballė presionit nga poshtė e nga lart pėr tė ndėrtuar kudo dhe ēdo gjė. Hjatusi i krijuar qė para luftės, me degradimin e futuristėve tė pėrdorur keqas nga Musolini, u shfrytėzua pozitivisht prej kėtij brezi, i cili zu kėsisoj tė shprehte pikėpamjet e tij mbi mėnyrėn sesi duhej tė ndėrtohej nė demokraci qyteti italian, si tė mbrohej mjedisi unik Apenin, si tė ruhej trashėgimia mbresėlėnėse italike dhe si tė formėsohej vizioni pėr njė tė ardhme tė qėndrueshme. E kjo hulli u ēel me artikuj, konferenca, libra, dispensa, programe-radio, pjesėmarrje nė politikė ose nė forume tė vendimmarrjes dhe sidomos pėrmes mėsimdhėnies.

Gjithė ky impenjim i tyre do tė vizatonte kthesėn e mbarė nė atė kurbė tė rrezikshme, sė cilės i qenė nėnshtruar parametrat e trajtimit urban tė hapėsirave qytetare nė Itali. Njė ndėr kėta zėra ishte edhe kritiku i njohur i arkitekturės, italiani me origjinė hebrenje, Bruno Zevi. Ai kishte kuptuar se prapambetja e vendit tė tij nė kėtė fushė ishte strukturore, dhe shkėputja ndaj zhvillimeve moderne tė Europės perėndimore e veriore ishte njėmend e fortė, por jo e pakapėrcyeshme. Prurja e mendimit teorik e praktik perėndimor nė Italinė fanfareske musoliniane kish qenė njė mision i pamundur; ata pak guximtarė ose qenė zbythur nga regjimi, ballas a tėrthorazi, ose qenė pėrthithur fatalisht prej tij. Fusha kish mbetur e mbrazėt dhe opinioni shkencor gjithaq i zbrazėt. I larguar Italie nga droja e ligjeve antisemite, Zevi pėrfundoi studimet nė Harward Graduate School of Design, asokohe nėn drejtimin e Walter Gropiusit, njėrit prej etėrve tė arkitekturės moderne. Dhe pikėrisht aty, nė Shtetet e Bashkuara, hasi nė veprėn e Frank Lloyd Wrightit, njohje kjo qė formėsoi nė thelb mendimin kritik tė tij. Ky mendim mė pas do tė nyjėtohej vrullshėm pėrmes polemikės antiklasiciste dhe inkurajimit tė alternativės organiciste ndaj ftohtėsisė racionaliste, duke marrė dora-dorės njė dimension europian.

Pedagog qė mė 1948-n i Historisė sė Arkitekturės nė Venecia e mė pas profesor nė Universitetin e Romės, Zevi do tė themelonte mė 1955-n njėrėn ndėr revistat mė tė censhme tė arkitekturės nė Itali, L’architettura. Cronache e storia, pėrmes sė cilės do tė ndikonte jo vetėm mendimin arkitekturor e urban tė vendit tė tij, por do tė pėrcaktonte standarde kontinentale pėr krejt kritikėn e re italiane. Librat e tij Saper vedere l’architettura, Storia dell’architettura moderna apo Verso un’architettura organica, tashmė kanė fituar statusin e klasikes dhe me kohė kanė shkapėrcyer kufijtė e Italisė duke u pėrkthyer nė mbarė botėn, e duke u bėrė etalonė tė njė gjykimi tė ekuilibruar, gjithnjė nė favor tė avangardės, nė kushtet e njė bote tė trysnuar skajshėm nga modernia dhe globalizimi.

Ndonėse duket e pagjasė, edhe nė Shqipėrinė e izoluar tė viteve tetėdhjetė paradigma Zevi njihej nė mjediset akademike, dhe madje paraqitej e rėndėsishme; nė rrethet e ngushta tė arkitektėve qarkullonin nėn dorė e mbi dorė botimet e tij, tė futura kontrabandė. Njė frymė tolerance ndaj “modernes”, por natyrisht pa retorikė, ushqehej ato vite qėllimshėm nė mjediset e studentėve tė arkitekturės prej Vera Bushatit dhe Tamara Eftimit, ēka krijonte njė atmosferė tė pazakontė debati “ilegal”, i cili dilte prej kornizave tė ngurta teorike ku pluskonte moria e pedagogėve tė ngrysur tė Fakultetit tė Inxhinierisė. E nėse paradite diskutohej mbi famėkeqin “Labirinte tė modernizmit” tė Uēit, pasdite bibliotekat private tė kėtyre dy zonjave tė nderuara bėheshin ende mė publike se fondet shkencore nė universitet, duke mėkuar pėr ata pak syēelėt nocione etike dhe estetike “jashtė programit”. Mėkat i madh qė breza tė tėrė arkitektėsh nuk patėn mundėsi tė ballafaqonin lirshėm e tė ushtronin nė praktikė teoritė e arkitekturės dhe urbanistikės moderne; druaj se ėshtė mungesa e kėtij ballafaqimi qė sot ka sjellė si rezultat indiferencėn proverbiale, pėr shumėkėnd tė pashpjegueshme, tė arkitektėve shqiptarė ndaj problemeve tė rėnda urbane qė ka shkaktuar klasa politike e vendit me injorancėn dhe mosvetėdijen e saj. Aq i munguar ka qenė dhe mbetet ky debat nė rrethet e arkitektėve shqiptarė, sa po tė veēohen polemistėt kritikė si Maks Velo apo Enver Faja, pataloku do tė mbetet krejt thatė…

Ky ėshtė njė ndėr motivet qė botimi i Zevit, por edhe i shumė e shumė librave tė tjerė tė munguar qė trajtojnė teorikshėm arkitekturėn, peizazhin apo mjedisin e ndėrtuar, nė vendin tonė, ėshtė mė tepėr se i domosdoshėm; ėshtė madje jetik. Kritika arkitekturore dhe debati urban nė Shqipėrinė e traumatizuar rėndshėm duhen konsideruar mision shoqėror, ashtu si lufta ndaj drogės dhe trafikimit tė qenieve njerėzore, ashtu si lufta ndaj prostitucionit politik. Bėhet e paimagjinueshme, po e paimagjinueshme, pėr kėdo qė lexon Zevin, pastaj se si vendimet pėr tė bėrė hukubete urbane me sheshin “Skėnderbej”, pėr tė shkatėrruar njė paradigmė utopike si Piramida, pėr tė zeruar Pallatin antisovjetik tė Kulturės, pėr tė denigruar arkitekturėn e Muzeut Historik Kombėtar, apo pėr tė shqyer parqet monumentalo-mjedisore tė Pallatit Perandorak (Brigadave), merren nga pushtetarė qė nuk mund tė jenė assesi politikanė, qė nuk kanė lexuar qoftė edhe njė librushkė tė vockėl mbi arkitekturėn, apo njė broshurėz tė hollė mbi urbanistikėn.

Sot, me njė vonesė tė stėrgjatė, Zevi e viziton Shqipėrinė. Me njė vonesė tė pazakontė, tė paktėn 20-vjeēare; me njė vonesė qė, sa u takon gjurmėve qė ka lėnė nė territor kritika pagojce arkitekturore, ėshtė bėrė nė mjaft raste fatale. Veēse nė anėn tjetėr, qė nga sot, as gja-studentė, as pedagogė gjysmakė, as kryebashkiakė hajvanė, e as drejtorė provincialė qė nuk njohin gjuhė tė huaja nuk mund tė thonė se nė Shqipėri nuk ekziston makar njė libėr i vetėm mbi Historinė e Arkitekturės Moderne (deri dje mund ta thoshin). Ky libėr sapo ka dalė nė treg nga shtėpia botuese “Dituria”, me 600 faqe tė thukėta, ndarė nė dy vėllime tė njė cilėsie vėrtet tė lėvdueshme bibliofilike e me ilustrime origjinale zgjedhur nga vetė autori tė kryeveprave moderne tė arkitekturės botėrore. Kushdo mund t’i studiojė e t’u referohet nė kreshtėn e frymėzimit a pėrfund krizave tė shpeshta tė krijimtarisė (studentė, arkitektė, kritikė e inxhinierė), po edhe pėrfund krizave tė vendimmarrjes (kryetarė bashkish e komunash, anėtarė tė kėshillave bashkiakė e drejtues tė tjerė). I gjithė korpusi i kritikės arkitekturore tė Bruno Zevit, qė pėrmban mbi 25 vėllime tė rėndėsishme, gjendet i shkrirė harmonishėm nė kėtė libėr tė tij (tė rishikuar), qė zė fill me William Morris pėr tek Alvar Aalto e me Frank Ll. Wright pėr te Frank O. Gehry. Kėshtu do tė vėrehet menjėherė se ndėr ne jo vetėm kritika ėshtė nė krizė, por krejt arkitektura, e jo vetėm arkitektura ėshtė nė krizė, por krejt urbanistika, e jo vetėm urbanistika ėshtė nė krizė, por krejt mendimi politik qė e gjeneron urbanistikėn qė na rrethon: “Arkitektura ėshtė mėnyra e ekzistencės sė njė epoke”, thoshte Le Corbusier, duke nėnvizuar kėshtu se arkitektura dhe urbanistika janė pasqyrė e shoqėrisė nė ēdo epokė historike, qė nga lashtėsia deri nė shoqėrinė bashkėkohore. Duke mėsuar tė shohim arkitekturėn, mėsojmė tė shohim klasėn drejtuese, e duke i bėrė kritikė arkitekturės dhe urbanistikės, thoshte Zevi, mėsojmė t’i bėjmė kritikė strukturore kėsaj klase e tė pėrmirėsojmė pėr rrjedhojė jetėn shoqėrore. Parė nė kėtė kėndvėshtrim, mėkėmbja e kritikės arkitekturore ėshtė njė mision fisnik, ende i papėrmbushur te ne, njė mision i mirėfilltė shoqėror.(Gazeta Shqip)
Shtuar më 04/07/2012, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Për të tretin vit radhazi, kancelarja gjermane Angela Merkel renditet në krye të listës së femrave me më shumë ndikim në botë.

Për të tretin vit radhazi, kancelarja gjermane Angela Merkel renditet në krye të listës së femrave me më shumë ndikim në botë.