Komunistët-demokratë të orëve të para. Ca detaje pikante mes zhurmës së rrëfimit të Izet Haxhisë
Pëlqej
Ka pothuajse cerekshekulli qe eshte perfolur shume per momentet e renies se sistemit diktatorial ne Shqiperi, ne ka qene “kapitullim”i komunisteve, revolta spontane e pakenaqesise gjysmeshekullore te nje populli te izoluar, apo nje kalim i bute ne sistemin pluralist i kontrolluar nga eksponentet e diktatures nepermjet mekanizmave te ndryshme.

Letra e famshme e Katovices, ku Gorbacovi jepte instruksionet e duhura se miremenaxhimit te periudhes moniste ne ate pluraliste, dhe ardhja e demokracise me kontrollin e nomenklatures, sigurisht qe nuk ka lene edhe pak hije dyshimi mbi menyren se si rodhen ngjarjet ne vendin tone.

Me qarte, cili ka qene roli i sigurimit te shtetit ne ngjizjen e greves se studenteve, sa kontroll ka patur mbi te, roli i Azem Hajdarit, dergimi i Berishes nga ana e Ramiz Alise te studentet, apo sa te komanduara ka qene figurat te njohura te nomenklatures apo bij te tyre, te tipit Pashko, Gjinushi, Imami, ne krijimin e partive te reja pluraliste.

Sigurisht qe nje argument i tille do te jete gjithmone i veshtire per te shteruar teresisht, intervista e fundit e Izet Haxhise, deshmitar okular i ngjarjve dhe person mjaft i afert me Berishen dhe Hajdarin, jep shume spunta per kontrollin e sigurimit te shtetit qe ka patur ne kalimin e pluralizmit.

*Haxhia thote se Azemi erdhi ne greven e studenteve i shoqeruar nga nje operativ sigurimi, dhe se ai vete nuk banonte ne qytet studenti.

“Natën e 8 dhjetorit rreth orës 9 vjen një bashkëpatriot i imi, Azem Hajdari i shoqëruar nag tre veta mes tyre dhe një tropojan që ka punuar operativ sigurimi, Besnik Cerci. Azemi hypën sipër një stoli dhe thotë “unë jam filani, a pranoni që t’ju drejtoj unë?”

Ne atë prisnim, që të vinte dikush të na drejtonte. Azemi në atë kohë nuk ka jetuar në Qytetin Studenti dhe ardhja e tij për mua ishte befasuese, por edhe më erdhi mirë sepse edhe e njihja dhe ishim nga i njëjti qytet.”

* Ne miting, nje sigurims shpeton Berishen nga goditja me lopate, ve ne dukje ai ne interviste. “Ka ndodhur një skenë që s’e harroj kurrë kur një ushtar i xhenios me një lopatë xheniere donte të godiste Berishën dhe në atë kohë një civil nga të Sigurimit, e kapi dhe e tërhoqi.”

Me tej, Haxhia flet se si Berisha e mbush PD- ne me sigurimsa “…dhe më e keqja ishte se ai e mbushi PD-në me bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Atë partinë e ëndrrave tona, e shpresës së studentëve të dhjetorit, të intelektualëve që erdhën dhe e mbështetën atë lëvizje shumë të pastër dhe historike, u tradhtuan nga përfaqësuesi kryesor, nga Partia Demokratike.Pse PD? Sepse kjo parti u mbush me njerëz anonim. Me njerëz që nuk kishin asnjë kontribut, u mbush me klanin më të rrezikshëm të Sigurimit të Shtetit dhe fajtor për këtë është Sali Berisha.”

Ndersa ne nje pasazh tjeter te intervistes, Haxhia flet per lidhje te qarta mes Azemit dhe sigurimit te shtetit, Azemi kishte mbledhur ish shefa të policisë, sepse ka pas lidhje shumë të forta në kohën e regjimit komunist me policët e shtetit, Sigurimin. Gjithmonë me ata rrinte. Azemi kur ka qenë student, ishte i vetmi student që kam dëgju unë që mbante pistoletë me leje. Nuk e di për çfarë shërbimesh mund t’ja kenë dhënë, por e kishte me leje. Tani në vitin 1992 Azemi ndante poste sepse ishte i sigurt që do të bëhej Ministër i Brendshëm.”

Keto deklarata, nese jane teresisht te verteta, e vertetojne teresisht rolin kapilar te sigurimit te shtetit ne kalimin ne sistemin pluralist ne vend.
Shtuar më 15/09/2014, ora 20:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori