PSG nuk i ronovon kontratën, Thiago Silva largohet pas 8 vitesh

Pas 8 vitesh aventura e Thiago Silvës te Paris Saint Germain po shkon drejt fundit. Sipas gazetës prestigjoze franceze L’Equipe drejtori sportiv i kampionëve të Francës Leonardo e ka thirrur në një takim kapitenin e skuadrës për t’i komunikuar vullnetin e klubit për të mos rinovuar kontratën me 35-vjeçarin.

Në këtë mënyrë mbrojtësit brazilian të cilit kontrata me PSG i përfundon në datën 30 qershor, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të kërkojë të gjejë një skuadër të re për të vazhduar karrierën.

Dy klubet më të interesuara për shërbimet e Thiago Silvës janë Everton dhe Milan. Kuqezinjtë kërkojnë ta rikthejnë në skuadër pas plot 8 vitesh për të ndihmuar me eksperiencën e tij prapavijën e skuadrës, ndërsa Carlo Ancelotti e do në Premier League te Everton për t’i dorëzuar çelësat e mbrojtjes.


Shtuar 9.06.2020 06:53