Kolmanskop, dikur qyteti i ëndrrave (FOTO LAJM)

Kolmanskop është një qytet fantazëm në Namibian e jugut, pak kilometra larg portit te Luderitz.
Kolmanskop
Kolmanskop është një qytet fantazëm në Namibian e jugut, pak kilometra larg portit te Luderitz. Rreth viteve 1908 si kudo tjetër në Afrikë edhe këtu lindi dëshira e diamanteve dhe shumë njerëz u spostuan drejt shkretëtirës për të gjetur diamant dhe për t'u bërë të pasur në mënyrë sa më të lehtë dhe të shpejtë.

Brenda dy vitesh u ndërtua një qytet i tërë me shkolla, spital, kazino dhe zona rezidenciale.

Por rënia vlerës së diamantit pas Luftës së Dytë Botërore, shkatërroi gjithçka.
Rreth viteve 1950 qyteti u braktis plotësisht nga banorët dhe rëra e shkretëtirës, mbuloi një pjesë të shtëpive. Së shpejti konstruksionet metalike ranë ndërsa kopshtet e bukura dhe rrugët e pastra u varrosën nën rërë.

Për shkak të atmosferës interesante të këtij qyteti që tashmë nuk ekziston, disa skena skena të filmave "Dust Devil" (1993) dhe "The King is Alive" (2000), janë xhiruar në Kolmanskop. /albeu.com/

Shikoni galerinë me fotografi nga qyteti fantazmë, Kolmanskop:
Shtuar më 01/11/2011, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori