Pranohet kërkesa e parisienëve, shtyhet ndeshja Lens – PSG

Ditën e djeshme, Paris Saint-Germain i bëri një kërkesë Ligës Profesionale të Futbollit për të shtyrë ndeshjen kundër Lens të planifikuar për të Shtunën në orën 21:00. Një takim i planifikuar gjashtë ditë pasi finales së Ligës së Kampionëve, të cilën e humbën me rezultatin 0-1 kundër Bayern Munich.

Dhe kërkesa e klubi parisien u dëgjua nga LFP, e cila vendosi që ta shtyjë ndeshjen për në javën e dytë të Ligue 1, më 10 shtator, tre ditë para derbit kundër Marsejës (13 shtator, java e 3-të).

“Me kërkesë të Paris Saint-Germain dhe në marrëveshje me klubin Lens, LFP, sot në mbledhje, vendosi të shtyjë takimin midis dy skuadrave , fillimisht planifikuar për të shtunën më 29 gusht 2020 në 21:00, ndeshja do të luhet më 10 shtator ora 21:00.”


Shtuar 25.08.2020 10:29