Kur fati i keq godet njė fshat, nė shumė vende ekziston tendenca qė tė kėrkohet pėr njė shtrigė, qė mund tė ketė hedhur njė mallkim. Nė Gana, gratė ekscentrike apo ato qė flasin shumė, rrezikohen gjithashtu tė akuzohen pėr
magji dhe detyrohen tė mbyllin jetėn nė kampe tė veēuara nga fshati.
Njė motor i ndryshkur shpejton pėrgjatė savanės sė thatė tė rajonit tė varfėr verior tė Ganės, duke lėnė pas njė re pluhuri tė kuqėrremtė. Pasi mbėrrin nė njė grup kasollesh, motoēiklisti i ri ndihmon tė ėmėn tė zbresė, pėr tė filluar jetėn e saj tė re nė ekzil.
Gruaja 82-vjeēare,
Samata Abdulai, sapo ka mbėrritur nė fshatin Kukuo, njė nga gjashtė kampet e
shtrigave nė Gana, ku gratė e akuzuara pėr
magji kėrkojnė shpėtim nga rrahjet, torturat dhe linēimi. Kampet thuhet se janė krijuar mė shumė se 100 vjet mė parė, kur krerėt e fshatrave vendosėn tė krijojnė zona tė sigurta dhe tė izoluara pėr gratė. Kėto fshatra drejtohen nga tindanasit, udhėheqės tė aftė pėr tė pastruar gruan e akuzuar, nė mėnyrė qė jo vetėm bashkėsia tė mbrohet nga magjia e saj, por edhe vetė shtrigat tė ēlirohen nga ky problem.
Sot kėto kampe janė ende tė drejtuara nga udhėheqėsit vendorė dhe i japin strehė deri 1 mijė
grave njėherėsh nė baraka tė improvizuara, ku mungon elektriciteti apo uji i rrjedhshėm, si dhe me ēati qė pikojnė.
Pėr tė gjetur ujė, banoret e kampit Kukuo ecin afro pesė kilometra ēdo ditė deri te lumi Otti dhe ngjisin me vuajtje kodrėn gjatė rrugės sė kthimit, tė ngarkuar me poēet e rėnda. Kjo ėshtė njė mėnyrė e patolerueshme jete pėr gratė e moshuara, por ato janė tė gatshme ta pranojnė, pėr sa kohė janė tė sigurta.
Ato mbijetojnė duke mbledhur dru zjarri, duke shitur qese tė vogla me lajthi apo duke punuar nė fermat aty pranė.
Samata jetonte 40 kilometra mė larg, nė fshatin Bulli. Atje kaloi vitet e vjeshtės sė jetės sė saj, duke u kujdesur pėr nipėrit binjakė, ndėrsa vajza e saj punonte nė fushė. Ndihej e lumtur me atė jetė familjare dhe arrinte tė fitonte para duke treguar rroba tė pėrdorura. Pastaj, papritur njė nga vėllezėrit e saj erdhi ta paralajmėrojė se nėpėr fshat po qarkullonin fjalė qė e akuzonin atė si fajtore pėr vdekjen e njė mbese, njė vajzė e vogėl pėr tė cilėn thuhej se vdiq, pasi qe mallkuar.
Nė fillim u tremba shumė, sepse e dija se isha e pafajshme. Por e dija gjithashtu se, sapo njerėzit fillojnė tė tė quajnė shtrigė, jeta jote ėshtė nė rrezik dhe pa u menduar gjatė duhet tė mbledhėsh plaēkat e tė ikėsh, thotė
Samata.
Kampet e
shtrigave duket se janė unike dhe gjenden vetėn nė Ganėn e Veriut. Por Gana ndan me vendet e tjera tė Afrikės besimin endemik te ekzistenca e
shtrigave dhe shumė shpesh, sėmundjet, thatėsia apo zjarret konsiderohen jo thjesht si katastrofa natyrore, por si rrjedhojė e magjisė sė re. Dhe ato qė akuzohen pėr
magji janė pothuajse gjithmonė gra tė moshuara.
Njė raport i njė organizate joqeveritare thotė se mė shumė se 70 pėr qind e banoreve tė kampit Kukuo u akuzuan pėr
magji. Zakonisht njė grua akuzohet pėr
magji, pasi i vdes bashkėshorti, duke tė krijuar pėrshtypjen se shumė nga akuzat mund tė jenė ngritur me synimin e fshehtė pėr tė marrė nėn kontroll pasurinė e vejushės.
Kėto kampe janė tregues dramatikė tė statusit tė
grave nė Gana, thotė profesor Dzodzi Tsikata nga Universiteti i Ganės. Gratė e moshuara bėhen objektiv i akuzave, sepse ato nuk janė mė nė gjendje tė punojnė. Gratė qė nuk kanė sjellje nė pėrputhje me pritshmėrinė e shoqėrisė bien gjithashtu viktima tė akuzave pėr
magji.
Njė nga motrat mė tė reja tė Samatės, 52-vjeēarja Safia, jeton gjithashtu nė kampin e
shtrigave. Ajo erdhi pėr herė tė parė kėtu pėr tu bashkuar me nėnėn dhe gjyshen, qė tė dyja tė pėrzėna nga fshati pėr tė njėjtėn arsye.
Ato nuk janė shtriga, thotė Saifa. Kjo ėshtė thjesht urrejtje, xhelozi dhe njė mėnyrė pėr ti hequr qafe.
Si shumica e anėtarėve tė kampit tė
shtrigave, Safia beson nė ekzistencėn e
shtrigave, por ndien se shumė gra akuzohen pa tė drejtė. Gratė ekscentrike janė gjithashtu viktima tė besimit te magjia.
Nė shoqėritė tradicionale nuk kuptohen fort mirė probleme tė tilla, si depresioni dhe dementia, thotė Akuesi Osei, psikiatėr nė zyrėn e Shėndetit Publik tė Ganės. Qeveria thotė se shumica e
grave nė kampe shfaqin shenja tė sėmundjeve mendore.
Qeveria e Ganės i sheh kampet si njė problem pėr reputacionin e vendit mė progresiv dhe demokratik tė Afrikės dhe deklaroi vitin e kaluar se ka ndėr mend ti mbyllė kampet sa mė parė. Por kthimi i
grave te fshatrat e lindjes mund ti pėrballė me rreziqe tė mėdha.
Ayishetu Bujri, 40 vjeē, u pėrzu nga fshati i saj, pasi vajza e njė fqinji ra sėmurė. Njė organizatė joqeveritare shkoi nė fshatin e saj dhe bisedoi me muaj tė tėrė me fshatarėt, pėr ti bindur se ajo nuk qe shtrigė. Bujri u lirua nga kampi pas tre vitesh.
Akuzat pėr
magji nuk largohen menjėherė, por shoqata ndihmoi qė tė bindet fshati se bėri njė gabim me mua, thotė ajo. Shoqata ka ndihmuar lirimin e 250
grave.
Ėshtė shumė e vėshtirė tė bindėsh bashkėsinė qė ti ripranojė kėto gra dhe njėkohėsisht, tė mos i akuzojė ato sėrish pėr
magji, sa herė qė njė lopė rrėzon njė gardh apo shkakton ndonjė dėm tė ngjashėm, thotė njė aktivist.
Nė Kukuo,
Samata duhet ti nėnshtrohet njė riti pėrmes sė cilit fshati beson se mund tė zbulojė nėse ajo ėshtė apo jo fajtore. Ajo duhet tė blejė njė gjel me pupla shumėngjyrėshe e me shkėlqim pėr tia ofruar udhėheqėsit shpirtėror. Prifti troket tokėn dhe reciton lutje para se ti presė fytin gjelit.
Samata pret me ankth, ndėrsa gjeli jep shpirt, pasi fluturon pėr herė tė fundit. Kur bie nė tokė, gjeli rrėzohet nė kurriz. Kjo ėshtė njė shenjė qė tregon se
Samata ėshtė e pafajshme. Nė rast se nga prova e gjelit do tė dilte fajtore, do tė detyrohej tė pinte gjak gjeli tė pėrzierė me qime majmuni dhe dhé. Nė rast se pas kėsaj nuk sėmuret pėr shumė ditė, atėherė konsiderohet e shpėtuar. Por kjo nuk do tė thotė se mund tė kthehet sėrish nė fshat. Fshatarėt nuk do ta pranojnė kurrė provėn dhe do tė vijojnė ta akuzojnė sa herė qė diēka nuk shkon mirė.
Shtuar më 09/09/2012,
ora 17:41