Koeman e do me çdo kusht: Filozofia ime do të ndërtohet rreth tij

Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës dëshiron që lojtari kryesorë që do të afrohet këtë sezon të jetë van de Beek, i cili momentalisht luan për Ajax.

Ai është cilësuar si shtylla kurrizore e skuadrës në të ardhmen, ku trajneri Koeman do të përpiqet ti japë jetë filozofisë së tij.

Alexi Vidal dhe Ivan Rakitic janë dy largimet e para nga skuadra që do të sigurojnë vlerën e mjaftueshme monetare për të kryer operacionin nga Ajaxi.

Por ditët e fundit është hedhur një tezë e re në qarkullim, Luis Suarez do të përfshihet në këtë operacion të madh, Marc Overmars drejtori teknik i Ajax dëshiron që sulmuesi Suarez të rikthehet përsëri të skuadra holandeze.

Nëse ky shkëmbim arrihet atëherë Barcelona duhet që përveç Suarezit të shtojë dhe 20 milion euro dhe van de Beek të bëhet zyrtarisht lojtari i tyre.


Shtuar 23.08.2020 09:25