Fitore bindëse ndaj Lazios, Pioli: Tani jemi duke menduar për Juventusin

Trajneri i Milan, Pioli, është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij kundër Lazio.

‘Rosoneri’ triumfuan 0:3 në kryeqytet kundër Lazios, duke bërë një befasi. Tashmë, Milan po mendojnë për Juventusin, bën të ditur Pioli.

“Skuadra luajti mirë. Jemi të kënaqur me fitoren, por me këtë kalendar të ngarkuar, tashmë kemi mendjen te Juventus”, ka thënë trajneri për ‘DAZN’.

“Ne e dimë pozitën tonë në tabelë dhe ne duhet të shtyjmë në këtë nivel. Kemi shpenzuar shumë energji sonte, por unë kisha reagim pozitiv nga të gjithë dhe kjo më ndihmon për zgjedhjet për lojën tjetër”, ka shtuar trajneri i Milan.

Skuadra e Milan tashmë është afruar shumë me Romën, dhe synon pozitën e pestë në Serie A, e cila dërgon direkt në Ligën e Evropës.


Shtuar 5.07.2020 07:04