Vëllai i Ervis Zotaj: Nëse e ka bërë, ta vrasin e ta hedhin në rezervuar

Në një rrëfim të dhimbshëm familjarët e Drita Saliajt kanë treguar si e kanë marrë vesh për krimin erëndë.

Teksa flisnin në studion e Zemër e Hapur, ka qenë në një lidhje telefonike vëllai i një prej të akuzuarve, Leonard Zotaj i cili ka deklaruar se nëse vëllai i tij Ervisi e ka kryer krimin për të cilin akuzohet se lë vritet e të hidhet në rezervuar.

“Kanë të drejtën e tyre të mos flasin me mua, kushdo që të jetë.

Bëj dy thirrje vetëm, nëse vëllai im ka bërë ngjarjen, ta cojnë në Gjerbës të Mallakastër, që zotëria ta vrasë me dorën e tij dhe ta hedhë aty ku gjeti bashkëshorten.”- tha Leonard Zotaj.

51- vjeçarja Drita Saliaj dyshohet se u vra nga Luis Saliaj (nipi i burrit), Sindi Shehaj, të dy 16-vjeçarë dhe Ervis Zotaj, 26 vjeç, i cili akuzohet nga Sindi Shehaj se e ka përdhunuar viktimën.


Shtuar 15.01.2020 14:05