U nis me helikopter drejt Tiranës, ndërron jetë i riu i aksidentuar në Kukës

Ka humbur jetën i riu i cili u aksidentua ditën e sotme në Kukës dhe u nis me helikopter drejt Tiranës.

Fatkeqësisht gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë e si pasojë ka ndërruar jetë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, ku një mjet tip “Golf”, ka dalë nga rruga.

Njëri prej udhërarëve kishte humbur jetën në vendngjarje dhe një tjetër humbi jetën në Tiranë. I mbijetuari i vetëm ngjarja ndodhet ende në spitalin e Kukësit ku po merr trajtim mjekësor, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.


Shtuar 12.08.2020 16:44