Gene Sharp: Diktatorėt i “mbėshtet” populli
Ėshtė njė natė e errėt janari dhe nė njė cep tė metrosė londineze njė burrė flet se si duhet qė tė organizohen revolucionet. Njė iranian i ri bėn pyetjen: “Tė rinjtė iranianė janė shumė tė zhgėnjyer nga brutaliteti i dhunės qė pėrdoret kundėr tyre dhe kjo dhunė i ka ndaluar tė gjitha protestat e rrugės. Ēfarė do t’u thoshit atyre? Si do tė munden ata qė tė organizohen sėrish?” Burri mendon pėr pak ēaste pas kėsaj pyetjeje. Pamja e tij nuk ka asgjė prej radikali. Kur nis tė flasė, sytė e tė gjithėve janė drejtuar tek ai. “Mos marshoni nėpėr rrugė kundėr ushtarėve qė kanė mitraloza nė duar…kjo nuk ėshtė gjė e menēur pėr t’u bėrė. Por ndėrkohė ka gjėra tė tjera qė mund tė bėni dhe qė janė shumė mė ekstreme se pėrballja me forcė. Pėr shembull mund tė qėndroni tė gjithė nė shtėpi, duke e shndėrruar qytetin nė njė vend me njė qetėsi tė plotė. Pra, tė gjithė nė shtėpi. Qetėsi. Djaloshi iranian e pyet: “Mendoni se kjo do ta dėmtonte qeverinė?” Burri tund kokėn nė shenjė miratimi.

Ky burrė i urtė ėshtė shkencėtari politik, Gene Sharp dhe idetė shpėrthyese janė specialiteti i tij. Ai konsiderohet ati i pėrpjekjeve jo tė dhunshme dhe mund tė konsiderohet dhe si miku mė i afėrt i revolucionarėve. Ndoshta mė mirė mund tė thuash se ėshtė ankthi mė i keq i diktaturave. Tani ėshtė 84 vjeē dhe ėshtė njė akademik amerikan qė ia ka kushtuar pjesėn mė tė madhe tė studimeve tė tij idesė sė mosdhunės dhe jo dhunės, duke e cilėsuar mungesėn e saj si mėnyrėn mė efektive pėr pėrmbysjen e regjimeve shtypėse dhe korruptive.

Kėtė natė dimri ai ėshtė duke folur para njė grupi njerėzish nė njė takim tė organizuar nga Frontline Club i gazetarėve londinezė. Mė pas shkon nė njė dhomė me njerėz rreth tij dhe qėndron i vetėm pėrballė tyre. Ata, qė nuk kanė vend pėr t’u ulur, preferojnė tė ulen nė tokė pėr ta dėgjuar. Nė njėrin mur tė dhomės qėndron edhe fotoja e famshme e njė vajze qė u dhuron lule ushtarėve tė armatosur. Ajo fare mirė mund tė jetė frymėzuar nga idetė e Gene-s.

Manuali i tij praktik se si duhen pėrmbysur diktaturat “Nga diktatura nė demokraci” ėshtė pėrhapur si njė virus qė kur ai e shkroi atė 20 vjet mė parė dhe ėshtė pėrkthyer nga aktivistė nė mė shumė se 30 vende tė botės. Ai ka renditur gjithashtu edhe “198 metoda pėr njė veprim tė padhunshėm” qė ėshtė shumė i fuqishėm e madje shumė surprizues dhe flet pėr mėnyrat pėr t’ua marrė pushtetin nga duart regjimeve tė ndryshme. Shembuj tė pėrdorimit tė tyre nėpėr demonstrata dhe protesta ka pasur shumė.

Nė Ukrainė, gjatė vitit 2004 nė Revolucionin e Portokallinjtė qė i mori triumfin nė zgjedhjet presidenciale Viktor Jushēenkos, mijėra demonstrues e shndėrruan sheshin e pavarėsisė nė qendėr tė Kievit nė njė det me flamuj portokalli. Kjo ngjyrė ishte edhe ngjyra e fushatės sė Jushēenkos. Pikėrisht pika 18 e manualit thoshte: shpalosni flamuj me ngjyra simbolike. Nė Serbi, aktivistėt kundėr sundimit tė Millosheviēit pas zgjedhjeve tė vitit 2000 dolėn me parulla si “jemi gati” apo “Ai ka marrė fund”, parulla tė cilat i kishin vėnė edhe nėpėr bluzat e tyre dhe posterat pėr tė ndihmuar popullatėn qė tė kuptonte se Millosheviē nuk ishte i pamposhtur. Ky ishte edhe numri 7 i listės sė kėshillave tė Gene-s, ku kėshillon pėrdorimin e parullave, karikaturave dhe sloganeve. Nė Kajro, gjatė revolucionit tė vitit tė fundit protestuesit qėndruan pėr shumė ditė nė njė “qytet tendash” nė sheshin “Tahrir”, ku ata merreshin me art, bėnin muzikė dhe kėndonin madje kėngė kundėr Mubarakut. Shumė egjiptianė mblidheshin ēdo tė premte nė kėtė vend pėr tė ndjekur protestat dhe mitingjet politike.

Idetė e revolucionit, sipas Sharp-it, bazohen nė njė premisė tė thjeshtė dhe elegante: asnjė regjim, as edhe mė brutali dhe autoritari nuk mund tė mbijetojė pa mbėshtetjen e popullit. Ndaj Sharp propozon: Merruani pushtetin!

Veprimet jo tė dhunshme, sipas Sharp-it, mund ta shkatėrrojnė dhe ta gėrryejnė njė regjim autoritar si termitet njė pemė. Dhe mė pas e gjithė ngrehina pėson kolaps.

Pėr gjysmėshekulli, Sharp riformuloi teorinė e konfliktit jo tė dhunshėm dhe pėrpunoi mjetet. Metodat e tij kanė ēliruar miliona njerėz nga tirania – dhe kjo ka bėrė qė edhe regjime diktatoriale si Mianmari dhe Irani tė dridhen prej idesė.

Nė vitin 2009 ai u nominua pėr tė marrė ēmimin “Nobel” pėr paqen. Gjatė kryengritjes sė Pranverės Arabe, metodat e tij u cituan nė mėnyrė tė vazhdueshme. Por shpesh metodat e tij janė keqinterpretuar. Ai ėshtė akuzuar madje dhe si agjent i CIA-s. por Sharp ka vazhduar punėn e tij, ndonjėherė edhe pa para. Ai drejton njė organizatė, Instituti Albert Ajnshtajn, me seli nė shtėpinė e tij, sepse ai nuk ka mundėsi tė marrė me qira njė ambient mė vete. Shpesh takohet me njerėz nga mė tė ndryshėm, qė vijnė nga larg pėr ta dėgjuar dhe pėr tė folur me tė. Janė njerėz qė duan ndryshimin e situatave tė tyre. Ata vijnė pėr tė pėrfituar nga idetė e jashtėzakonshme tė Sharp-it, ide tė cilat ai me kokėfortėsi i ka ndėrtuar dhe mbrojtur pėrgjatė jetės sė tij. Ide tė cilat u kanė dhėnė fill edhe revolucioneve.



Rebelimi i parė

Kur Sharp-i u diplomua nė universitet nė vitin 1951, u zhvendos nė Nju Jork dhe bėri punė tė ndryshme dhe ndėrkohė punoi pėr njė libėr nė lidhje me liderin politik Mahatma Gandi, tė cilin e pėrshkruan si heroin e tij. Nė atė kohė SHBA-ja bėnte luftėn nė Kore dhe Sharp-i refuzoi tė shkonte nė luftė dhe zgjodhi njė lloj kundėrshtimi tė ndėrgjegjshėm, atė tė mosbindjes civile. Por ai u arrestua mė pas nga FBI-ja dhe u mbyll nė njė burg dhe gjatė kėtyre kohėve tė vėshtira ai pati aleat: Albert Ajnshtajnin. Sharp-i ishte vetėm 25 vjeē, por kishte shpalosur ndėrkohė njė bagazh intelektual pėr t’u pasur zili dhe ky bagazh do tė karakterizonte mė pas edhe punėn e tij. Ajnshtajn u bė njė pacifist nė fund tė jetės sė tij dhe sikundėr edhe Sharp-i edhe fizikani i madh kishte njė admirim pėr Gandin. Kėshtu, pranoi qė tė shkruante edhe parathėnien e librit tė parė tė Sharp-it. Nė njė letėr tė datės 2 prill 1952 ai i shkruan Sharp-it: “Unė e admiroj thellėsisht forcėn tėnde morale dhe vetėm mund tė shpresoj, se edhe pse nuk e di nėse do tė kisha vepruar si ju, pra pėrmes rezistencės civile, e kam gjetur veten disa herė nė situatėn tuaj. Ndėrsa pėr vepra tė tjera tė Sharp-it vetė nobelisti i madh, Ajnshtajn, ka shkruar: “Si ėshtė e mundur qė njė i ri, i njė moshe tė tillė tė krijojė njė vepėr kaq tė pjekur!” Sharp e pėrdori emrin e Ajnshtajnit nė njė fjalim qė mbajti nė gjyqin e tij. Nė fund u dėnua me 2 vjet burgim.



Momenti “Eureka”

Pas daljes nga burgu, Sharp u pėrqendrua sėrish nė punėn e tij. Pas njė periudhe tė shkurtėr nė Londėr, nė krye tė njė reviste pacifiste, ai u zhvendos nė Norvegji dhe u bė pjesė e njė instituti kėrkimesh nė Oslo. Pėr herė tė parė mori mbėshtetje financiare pėr veprėn e tij dhe kėrkimet. Aty punoi me persona tė tjerė, me tė njėjtėn mendėsi, njė ndėr tė cilėt ishte dhe Arne Naess, qė kishte gjithashtu interes pėr Gandin dhe ėshtė sot njė nga ambientalistėt mė tė shquar. Pėr pak kohė gjėrat u dukėn premtuese, sepse kishte dhe fonde, por pak para pėrfundimit atė e ftuan qė ta bėnte studimin e tij pjesė tė punės sė njė instituti paqeje. Sharp nuk donte qė puna e tij individuale tė bėhej qendėr studimesh e njė instituti dhe vendosi tė punonte i vetėm, me makinėn e tij tė shkrimit. Por nė Norvegji, ai nisi tė shihte edhe cenet e punės sė tij: ai nuk arrinte tė kuptonte pushtetin politik. “Ėshtė njė avantazh i madh qė tė njohėsh atė qė nuk njeh”, thotė tani Sharp. “Nė kėtė mėnyrė ke shans tė mėsosh nėse do dhe nėse nuk je arrogant”. Ndaj ai u kthye nė Britani pėr tė ndjekur njė kurs tė shkencave politike nė Universitetin e Oksfordit dhe nisi njė periudhė leximi intensiv pėr tė gjitha veprat politike mė tė rėndėsishme dhe teoritė e sė drejtės. Dhe nė kėtė dritė tė re nisi qė tė rishihte edhe punėn e tij dhe tė bėnte bashkė pjesėt qė mungonin. Ai nisi qė tė bėnte edhe pyetjet e duhura si p.sh: Cila ėshtė ajo forcė qė i jep njė qeverie, madje dhe njė regjimi – pushtetin pėr tė sunduar? Pėrgjigjja, siē e kuptoi ai, ishte besimi i njerėzve nė pushtetin e sundimtarit. Edhe diktaturat mė tė rėnda kėrkojnė bashkėpunimin dhe bindjen e popullit me sundimtarin dhe pa kėtė bashkėpunim sundimtari nuk qėndron asnjė ēast nė pushtet. Ndaj ai nisi tė arsyetonte: Nėse mund tė identifikosh burimet e pushtetit tė qeverisė – njerėzit qė punojnė nė shėrbimin civil, policėt dhe gjykatėsit, edhe vetė ushtria – atėherė e di se nga varet diktatura pėr tė mbajtur dhe ruajtur sundimin e saj. Pasi e zbuloi njė gjė tė tillė, Sharp u kthye te teoritė e tij tė pėrpjekjeve jo tė dhunshme: cila ėshtė natyra e kėsaj teknike? Pyeti veten. “Cilat janė metodat, si funksionojnė: Edhe regjimi mė mizor dėshton, por cilat janė arsyet dhe shkaqet?

Befas ai e kuptoi. Nėse njė diktaturė varet nė bashkėpunimin e njerėzve dhe institucioneve, atėherė gjithēka qė duhet tė bėjnė njerėzit ėshtė qė t’ia heqin kėtė mbėshtetje.

Ky ishte momenti i ndriēimit tė Sharp-it dhe pėr tė arritur kėtu duhej pikėrisht pėrpjekja jo e dhunshme. Por natyra e saj, pėrpjekja jo e dhunshme e shkatėrron njė qeveri, edhe diktaturat mė tė mėdha. Ishte momenti i librit tė parė tė madh, tė botuar nė vitin 1973 me titull: Politika e jo dhunės qė u pėrshėndet si njė klasik dhe konsiderohet edhe sot si njė burim studimi.



Trashėgimia e Ajnshtajnit

Sot Sharp kalon pjesėn mė tė madhe tė kohės nė drejtimin e Institutit Ajnshtajn – organizatė tė cilėn e themeloi nė vitin 1983 pėr tė pėrhapur idetė e tij dhe pėr tė siguruar dhe fondet, qė aq shumė i duheshin, diēka pėr tė cilėn ėshtė pėrpjekur gjatė gjithė karrierės
(Gazeta Shqip)
Shtuar më 10/08/2012, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?

Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?