Markez ėshtė njė nga
shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė botės dhe ne si pjesė e saj jemi me fat qė e kemi kėtė gjeni tė letrave dhe emocionit njerėzor ende mes nesh. Kėtė javė mbushi 85 vjeē, njė pėrvjetor qė flet pėr pėrshkrimin e njė rruge tė gjatė njerėzore tė mbushur me pėrvoja dhe me njė krijimtari tė jashtėzakonshme qė ka lėnė gjurmė nė jetėt e miliona njerėzve. Prej 4 dhjetėvjeēarėsh, nobelisti na ka ushqyer me rrėfenja intriguese tė bėra bashkė me motive revolucionare, me sekrete familjare, me rebelime, dashuri fantazmagorike dhe pasione tė zjarrta qė i mbijetojnė edhe vdekjes. Ai njihet mbi tė gjitha pėr shumė romanė tė suksesshėm, mes tė cilėve veēojmė 10 vjet
vetmi apo Dashuri nė kohėn e kolerės.
Ėshtė shumė e vėshtirė pėr njė gazetar qė ta intervistojė Gabon, pėr mė tepėr qė ai ėshtė mjaft i rezervuar pėr jetėn e tij personale. Nė njė intervistė ka thėnė se njeriu ka tri jetė paralele: njė jetė publike, njė jetė private dhe njė jetė sekrete. Pėrvjetori i ditėlindjes sė 85 kėtė herė pėrkon edhe me 30-vjetorin e laureimit me ēmimin Nobel pėr letėrsinė.
Pesė gjėra qė nuk i dimė pėr Markezin:
1. Gazetar para se tė bėhej
shkrimtar
Para se tė bėhej njė nga
shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė kohės sonė, Markezi ishte gazetar dhe ndėrkohė studionte ligje nė Universitetin e Kartagjenės. Pak pas marrjes sė diplomės, ai nisi qė tė shkruante pėr gazetėn El Heraldo me njė pagesė modeste. Gjatė njė interviste ai ka deklaruar: Jam joshur vazhdimisht nga bota e gazetarisė dhe vazhdoj qė tė jem i mrekulluar nga marrėdhėnia mes gazetarisė dhe letėrsisė. Gjatė karrierės si gazetar ai lexoi, shijoi dhe nguliti nė mendje dhe nė zemėr, mes tė tjerash, veprat e Virginia Wolf dhe William Faulkner.
2. U rrit nga gjyshėrit
Shkrimtari i famshėm u rrit nė njė qytet tė vogėl tė Kolumbisė me emrin Aracata. Ishte mė i madhi nga 16 fėmijėt e prindėrve tė tij. Babai ishte njė telegrafist. Por prindėrit nuk kanė pasur ndonjė ndikim tė veēantė tek ai. Ishin gjyshėrit ata qė u kujdesėn dhe ndikuan nė rritjen dhe zhvillimin e Markezit tė vogėl. Gjyshja i rrėfente histori mistike dhe fantastike duke ia zgjuar kureshtjen dhe duke ia furnizuar fantazinė fėmijėrore. Mė vonė kjo periudhė do ti ndikonte nė krijimin e veprave tė tij.
3. I ka mbijetuar kancerit
Markezi u diagnostikua me kancer limfatik dhe iu nėnshtrua kimioterapisė dhjetė vjet tė shkuara. Kanceri u ndalua dhe nė atė periudhė mjeshtri i madh latin i fjalės nisi qė tė shkruante Jetoj pėr tė rrėfyer pėrrallėn.
4. Nofka e tij ėshtė Gabo
Shkrimtari i shquar njihet mė sė shumti si Gabo nė vendet e Amerikės Latine se sa me emrin e tij tė vėrtetė. Nė njė intervistė ka shpjeguar se pėrse latinėt janė fansat mė tė mėdhenj tė realizmit tė tij magjik: Latinėt janė mėsuar tė jetojnė nė njė botė nė tė cilėn realiteti i pėrditshėm ka pjesė tė tij edhe ngjarjet fantastike. Nė kėto anė ne besojmė se pėrtej botės racionale dhe konkrete ka gjėra tė tjera qė do tė shpjegonin atė qė nuk mund ta shpjegojė konkretja.
5. Ai ėshtė shumė familjar
Markezi ėshtė martuar me Mercedes Barcha nė vitin 1958 dhe ka dy djem: Rodrigo dhe Gonzalo. Ndėrkohė qė Gabo punonte pėr librin 100 vjet
vetmi, e shoqja merrej me shitjen e tė gjitha gjėrave tė ēmuara qė ata kishin pėr tė mbajtur veten gjallė. Nga botimi i librit u shitėn 30 milionė kopje.
Ka thėnė:
Kam dashur gjithmonė qė tė bėhem njė
shkrimtar i mirė, madje mė i miri nė botė
dhe ndėrkohė nuk e kuptoja se njė pozicion i tillė nuk mund qėndronte veēmas famės, tė cilėn nuk e kam pėlqyer kurrė. Do tė kisha qenė i lumtur qė tė gjithė librat e mi pėr shembull tė botoheshin pas vdekjes dhe kėsisoj nuk do tė mė duhej qė tė mbaja mbi supe peshėn e tyre nė tė gjallė.
Toni qė kam pėrdorur nė librin 100 vite
vetmi bazohet nė mėnyrėn me tė cilėn gjyshja mė rrėfente historitė e saj mistike. Ajo mė rrėfente gjėra tė mbinatyrshme, fantastike dhe i rrėfente me natyrshmėrinė mė tė madhe nė botė. Nė tentativat e mia tė para tė tė shkruarit jam pėrpjekur tė imitoj pikėrisht magjinė dhe thjeshtėsinė e rrėfimit tė saj. Pėrgjatė rrugės zbulova se pėr tė qenė i vėrtetė mė duhej qė tė besoja nė ato qė po shkruaja, po rrėfeja dhe ti hidhja mendimet nė letėr me tė njėjtėn mėnyrė shprehjeje me tė cilėn gjyshja i kishte rrėfyer.
Pjesė nga njė intervistė e dhėnė pėr Paris Review (viti 1981)
A mendoni se njė roman mund tė japė mė tepėr se njė shkrim shumė i mirė gazetaresk?
Jo. Nuk shoh ndonjė dallim mes tyre. Burimi ėshtė i njėjtė, materiali ėshtė i njėjtė, gjuha ėshtė e njėjtė dhe tė dyja janė forma madhėshtore rrėfimtarie. Tė pakrahasueshme.
A kanė pėrgjegjėsi tė ndryshme gazetari dhe shkrimtari nė balancimin e sė vėrtetės pėrkundėr imagjinatės?
Nė gazetari edhe njė fakt i vogėl i rremė pėrmbys gjithė punėn. Ndėrsa nė fikshėn njė fakt i vetėm i vėrtetė i jep legjitimitet gjithė punės. Ky ėshtė dallimi i vetėm dhe ka tė bėjė me anėn subjektive tė shkrimtarit, ashtu edhe tė gazetarit.
Si keni nisur tė shkruani?
Fillimisht kam pikturuar. Mė pas nė shkollė tė mesme mė doli nami se shkruaja mirė dhe tė gjithė mė drejtoheshin pėr ndihmė. Nė universitet, falė formimit tim shumė tė mirė letrar, isha nė mėnyrė tė konsiderueshme mbi shokėt e mi dhe nė atė kohė nisa qė tė takohesha edhe me
shkrimtarė tė rinj. Njė natė, njėri prej tyre mė dha njė libėr me tregime tė shkurtra tė Kafkės dhe kėshtu nisa udhėtimin tim me Metamorfozėn. Rreshti i parė mė goditi. Isha tėrėsisht i befasuar: Ndėrsa Gregor Samsa u zgjua nė mėngjes pas njė nate me makthe, ai e pa veten tėrėsisht tė transformuar dhe tė shndėrruar nė njė insekt gjigant. Bėra ēudi me veten se si lejoheshin njerėz qė tė shkruanin gjėra tė tilla dhe nė atė moment e kuptova qė nėse do tė mendoja se kjo do tė lejohej, do tė isha bėrė
shkrimtar shumė kohė mė parė. Pas kėsaj menjėherė nisa qė tė shkruaja tregime tė shkurtra. Shkruaja nė bazė tė pėrvojės sė leximeve dhe nė atė kohė nuk e kisha gjetur ende lidhjen mes letėrsisė dhe jetės. Ato u botuan nė suplementin letrar El Espectador nė Bogota dhe patėn njė sukses tė vogėl. Nė atė kohė kam qenė tėrėsisht nėn ndikimin e Joyce.
Cilat kanė qenė ngjarjet qė kanė ndikuar nė mėnyrėn e tė shkruarit tuaj?
Ata qė mė ndihmuan tė heq qafe kėndvėshtrimin intelektual ndaj tregimit tė shkurtėr kanė qenė
shkrimtarėt amerikanė tė Brezit tė Humbur. E kuptova qė letėrsia e tyre kishte njė lidhje me jetėn, lidhje qė nuk vihej re nė tregimet e mia tė shkurtra. Mė pas ndodhi diēka qė ishte shumė e rėndėsishme. Ishte 9 prilli i vitit 1948 kur nė Bogotazo u vra njė lider politik dhe njerėzit dolėn si tė ēmendur nėpėr rrugė. Unė isha gati tė drekoja kur e dėgjova lajmin dhe dola tė bashkohem me njerėzit nė rrugė. Vetėm nė darkė vonė u ndėrgjegjėsova pėr vendin nė tė cilin jetoja dhe se sa pak lidhje kishin me tė tregimet e mia tė shkurtra. Nga ai moment ndryshova shumė.
Nė vitet 50, njė tjetėr ngjarje ndikoi tek unė si
shkrimtar. Mamaja ime mė kėrkon qė ta shoqėroja nė vendlindje dhe tė shisnim shtėpinė pas vdekjes sė babait. Kur u ktheva nė atė vend u trondita, sepse nė atė kohė isha 22 vjeē dhe nuk kisha qenė aty qė nė moshėn 8-vjeēare. Gjėrat nuk kishin ndryshuar, por unė po e pėrjetoja kėtė pėrvojė jo sikur po e shihja, por sikur po e lexoja. Gjithēka pėrreth mu shndėrrua nė letėrsi: shtėpia, rrugėt, pemėt. Nga ai udhėtim nisa menjėherė tė shkruaja romanin tim tė parė Gjethet e shtrėngatės. Atje kuptova qė gjithēka mė kishte ndodhur nė fėmijėri kishte vlerė letrare pėr mua. Ishte momenti kur dėshira pėr tu bėrė
shkrimtar mu bė e fortė, e qartė dhe e patjetėrsueshme.
Ju shpesh keni shkruar pėr temėn e vetmisė sė pushtetit.
Sa mė shumė pushtet tė kesh, aq mė tė vėshtirė e ke tė kuptosh se kush tė gėnjen dhe kush tė thotė tė vėrtetėn. Kur arrin pushtetin absolut e humbet kontaktin me realitetin dhe kjo ėshtė vetmia mė e madhe qė mund tė pėrjetojė njė njeri. Njė person me shumė pushtet, njė diktator, ėshtė i rrethuar me interesa dhe njerėz qė kanė si qėllim final ta izolojnė atė nga realiteti.
Po ēmund tė thonė pėr vetminė e shkrimtarit?
Ka lidhje me vetminė e pushtetit. Tentativa e shkrimtarit pėr ta portretizuar realitetin shpesh e ēon nė dhėnien e njė realiteti tė deformuar. Pra izolimi tė tjetėrson. Gazetaria tė ndihmon nė mbajtjen e lidhjeve me realitetin. Kjo ėshtė arsyeja se pėrse kam dashur tė mos e humbas lidhjen me gazetarinė. Vetmia mė kėrcėnoi keq edhe gjatė shkrimit tė 100 vjet
vetmi dhe nuk ishte
vetmi shkrimtari, por
vetmi fame, qė i ngjan vetmisė sė pushtetit shumė.
Sa e rėndėsishme ėshtė disiplina pėr ju?
Nuk mendoj se mund tė shkruash njė libėr pa disiplinė. Pa njė disiplinė tė jashtėzakonshme.
A janė ėndrrat pėr ju burime tė mėdha frymėzimi?
Fillimisht u kushtoja shumė vėmendje, por mė pas e kuptova se vetė jeta ėshtė njė burim i madh frymėzimi dhe se ėndrrat janė vetėm njė pjesė e vogėl e jetės. Ajo ēka ėshtė e vėrtetė tek unė, ėshtė se mė intereson interpretimi i tyre. I shoh ėndrrat si pjesė tė jetės nė pėrgjithėsi, por gjithsesi realiteti ėshtė shumė mė i pasur. Unė personalisht kam ėndrra shumė tė varfra.
A mund tė bėni dallimin mes frymėzimit dhe intuitės?
Frymėzim quhet kur ti gjen temėn e duhur, atė qė e pėlqen me tė vėrtetė, qė tė bėn tė punosh mė lehtėsisht. Intuita, qė ėshtė gjithashtu thelbėsore pėr njė
shkrimtar, ėshtė njė cilėsi e veēantė qė tė ndihmon tė deshifrosh ēfarė ėshtė reale pa ndihmėn e njohurive shkencore, apo ndonjė lloj tjetėr tė tė mėsuarit. Nė thelb ėshtė e kundėrta e intelektualizmit, qė ėshtė gjėja qė pėrēmoj mė shumė nė kėtė botė, nė sensin qė ai e shndėrron botėn reale nė njė teori tė pandryshueshme.
Si i konsideroni pėrkthyesit nė pėrgjithėsi?
Kam njė admirim tė madh pėr pėrkthyesit, pėrveē atyre qė bėjnė shumė shėnime nė fund tė faqes. Ata kanė tendencė qė ti shpjegojnė gjithmonė lexuesit gjėra qė mė sė shumti autori nuk i ka nėnkuptuar aspak. Pėrkthimi ėshtė njė punė shumė e vėshtirė, nuk tė jep famė e para dhe mbi tė gjitha paguhet shumė keq. Njė pėrkthyes i mirė ėshtė gjithmonė njė rikrijues i njė vepre nė njė gjuhė tjetėr. Njė pėrkthyes i mirė ėshtė ai qė e lexon librin dhe pastaj e rishkruan duke u bazuar nė kujtimet dhe mbresat. Pėrkthyesit janė mė shumė intuitivė se sa intelektualė.
Ju do tė kishit dashur tė pėrkthenit ndonjė libėr?
Kur kam lexuar Saint-Exupery kam dashur qė ta pėrkthej.
Fama dhe suksesi qė i vijnė hershėm njė shkrimtari a mund ta dėmtojnė atė?
Janė tė dėmshme nė ēdo moshė. Do tė kisha dashur qė disa nga librat e mi tė kishin marrė famė pas vdekjes sime. Pėr sa i pėrket famės, sė pari ajo ėshtė e dėmshme, sepse tė sulmon jetėn private. Tė merr shokėt e vėrtetė dhe kohėn e kaluar me ta. Tė izolon nga bota reale. Njė
shkrimtar i famshėm qė kėrkon tė vazhdojė tė shkruajė duhet qė ta ruajė veten nga fama e madhe.
A e keni marrė me mend nė kohėn kur po e krijonit se 100 vite
vetmi do tė ishte njė fenomen?
Ajo qė dija ishte se do tė ishte njė libėr qė do ti pėlqente shumė miqve tė mi, por kur e dorėzova dhe botuesi spanjoll mė tha se do ta botonte nė 8 mijė kopje si fillim, u shtanga, sepse librat e mi tė mėparshėm ishin shitur pak. Pyeta se pėrse tė mos e nisnim me mė pak kopje dhe ai u pėrgjigj se edhe 8 mijė ishin pak. Librat u shitėn pėr 6 muaj.
Cila ėshtė magjia e kėtij libri?
Se kam as idenė mė tė vogėl pėr njė pėrgjigje tė tillė. Jam njė kritik shumė i keq i punėve tė mia. Njė nga shpjegimet qė kam dėgjuar nga tė tjerėt ėshtė se ky libėr flet pėr jetėt personale tė amerikano-latinėve, pra ėshtė njė libėr i shkruar sė brendshmi. Ky shpjegim mė befason, sepse nė tentativėn e parė pėr ta shkruar, titulli i librit ishte Shtėpia. Doja qė gjithēka tė ndodhte brenda shtėpisė dhe e vetmja lidhje e jashtme tė ishte ajo qė do tė kishte pikėrisht ndikim te ngjarjet e shtėpisė. Mė pas e braktisa titullin. Njė tjetėr shpjegim qė kam dėgjuar ėshtė se ēdo lexues mund tė bėjė ētė dojė me personazhet e librit, duke qenė se e gjen veten shpesh dhe mund ti japė liri edhe fantazisė.
(Gazeta Shqip)
Shtuar më 08/03/2012,
ora 13:27