Futbolli politik
Pëlqej
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Aleksandėr Manasiev - Nikolla thotė se Komitėt po mbronin zonėn e tyre, por Blerimi kundėrpėrgjigjet, duke thėnė se zona s’ishte e tyrja qė ta mbronin. Nikolla thotė se Komitėt ishin shumė mė tė paktė nė numėr. Blerimi thotė se ata fshiheshin pas policėve.

Nikolla dhe Blerimi janė nė fund tė adoleshencės. U pėrkasin bandave rivale tė fansave tė futbollit, rivaliteti i tė cilave pak ka tė bėjė me futbollin.

Vitin e kaluar, dy grupet sulmuan njėri-tjetrin nė kryeqytetin e Maqedonisė, Shkup, shumė larg stadiumeve apo ndonjė kompleksi sportiv.

Ata u pėrleshėn nė njė kėshtjellė mesjetare sipėr qendrės sė qytetit, me gurė e thika, nė mbrojtje tė fesė dhe kombėsisė, shkaqe tė pėrshtatshme pėr atė ambient, edhe pse ky i fundit ishte ndėrtuar pėr beteja mė tė mėdha nė mendje.

“Kjo ėshtė luftė e vėrtetė”, thotė Blerimi, njė 17-vjeēar thatanik dhe i gojės, i cili ka interes tė parakohshėm pėr politikėn. Ai i pėrket Shvercerave, njė grup fansash futbolli, anėtarėt e tė cilit vijnė nga popullsia pakicė shqiptare e Shkupit.

“Nė stadium luftojmė me fjalė”, thotė ai. “Nė rrugė me grushte. Ne e mbrojmė identitetin tonė me gjak”.

Nikolla, edhe ai 17 vjeē, i pėrket Komitėve, njė grup i zjarrtė ndjekėsish tė futbollit, apo ultras, qė pėrbėhet nga anėtarėt e bashkėsisė me shumicė maqedonase tė Shkupit.

“Kur do tė ndalojnė tė na ēnderojnė?”, ngre pyetjen ai pėr shqiptarėt etnikė qė kishin bllokuar njė pėrpjekje pėr ngritjen e njė ndėrtese nė formėn e kishės nė kėshtjellė. “Askush nuk e shkatėrron njė kishė nė vendin tonė ortodoks!”.

Fansat e futbollit njihen pėr ngatėrresa dhe trimėri nė shkallė, por ultrasit e Ballkanit i kanė treguar muskujt edhe nė emėr tė padronėve politikė.

Gjatė luftėrave tė viteve 1990, klubet e mėdha furnizonin me rekrutė njėsitė paraushtarake anembanė ish-Jugosllavisė. Mė tė njohurit ishin Tigrat, njė milici e formuar kryesisht nga huliganėt e Yllit tė Kuq tė Beogradit dhe tė drejtuar nga gangsteri Zhelko Raznatoviq, i njohur mė mirė si Arkani.

Bosėt e milicisė sė vjetėr nga atėherė ose janė vrarė ose janė dėrguar nė gjykatat e krimeve tė luftės, por brezi i ri i ultrasve ende gėzon famė dhe kthetrat e tij shkojnė pėrtej klubit tė futbollit, nė shoqėri dhe politikė.

Huliganėt e Serbisė kanė protestuar kundėr paradave tė tė drejtave gej dhe kohėt e fundit dolėn nė lajme pėr fyerje racore ndaj lojtarėve nėn 21 vjeē tė Anglisė.

Shpėrthimet e huliganizmit shpesh pasojnė pėrplasjet politike nė Maqedoni, e cila pėr pak sa nuk rrėshqiti nė luftė civile veē njė dekadė mė parė.

Vendi tani qeveriset nga njė koalicion i copėzuar partish nacionaliste qė janė tė varura nga mbėshtetja e njėra-tjetrės, por janė rivalė tė ashpėr nė ēdo drejtim tjetėr. Etniciteti pėrkufizon politikėn e vendit po aq ashpėr sa ē’ndan ultrasit e tij.

Shkėmbimet nė Kuvend kanė pėrcaktuar tonin e konfrontimit nė stadium dhe nė rrugė. Pėrplasja nė kėshtjellė mes Komitėve dhe Shvercerave, pėr shembull, ishte pasojė e njė konflikti mes partive tė koalicionit.

A janė ultrasit njė mjet i pėrshtatshėm nė dorėn e politikanėve ngatėrrestarė tė Maqedonisė? Apo thjesht janė ata njė kanalizim i agresionit mashkullor dhe animozitetit etnik?

Ekspertė tė shumtė i kanė thėnė Rrjetit tė Raportimit Investigativ Ballkanik (BIRN) se politikanėt dhe shoqatat e fansave tė futbollit kanė njė marrėdhėnie simbiotike, ku patronazhi shkėmbehet pėr mbėshtetje.

Partitė e mėdha politike ėshtė e vėrtetė qė kanė lidhje historike me klubet e futbollit dhe mbėshtetėsit e tyre. Por ato e mohojnė ēdo lidhje me ultrasit mė tė dhunshėm dhe BIRN-i nuk gjeti asnjė dėshmi qė kėto lidhje ekzistojnė.

Gjithsesi, intervistat me fansa nė tė dyja anėt tregojnė qė ata e konsiderojnė veten si ushtarė kėmbėsorė tė kauzave nacionaliste qė sundojnė politikėn.

Edhe pse disa fansa pretendojnė se ua kanė frikėn gjykatave, dhuna e tyre shpeshherė u shpėton sanksioneve serioze. Kur huliganėt e Europės Perėndimore presin qė tė stigmatizohen, ultrasit e Maqedonisė pėrgjithėsisht presin qė veprimtaria e tyre t’ua rrisė statusin.

“Dyert e qeverisė vendore, kompanive dhe partive politike janė gjithmonė tė hapura pėr ne”, tha njė 22-vjeēar nga qyteti i Tetovės dhe drejtues i ballistėve, mbėshtetėsit e klubit tė Futbollit FK Shkėndija.

Megjithėse ai ėshtė pėrballur me disa akuza pėr sjellje tė dhunshme, pėrfshi sulmimin e njė oficeri policie, drejtuesi mėton se nuk ka kaluar kurrė mė shumė se 10 ditė i ndaluar.

Trashėgimtarė tė luftėtarėve

Maqedonia shpėtoi pėrgjithėsisht e paprekur nga luftėrat ballkanike tė viteve 1990, por mė 2001, vendi dukej sikur do kthehej nė njė viktimė tjetėr tė shembjes sė pėrgjakshme tė Jugosllavisė.

Pakica etnike shqiptare pėrbėn njė tė katėrtėn e popullsisė dhe kishte kohė qė ankohej pėr diskriminim. Tė trimėruar nga mposhtja e forcave serbe nė Kosovėn fqinje, guerilasit etnikė shqiptarė u pėrplasėn me armė me njė ushtri tė sunduar nga shumica etnike maqedonase. Dhuna u pėrshkallėzua, qytetet u ndanė dhe mijėra njerėz u zhvendosėn.

Njė marrėveshje ndėrkombėtare, Marrėveshja e Ohrit, e ndali dhunėn mė 2001 dhe i dha shqiptarėve etnikė autonomi dhe autoritet mė tė madh, guerilėt hynė nė qeveri si partnerė qeverisės.

Gjithsesi, nėn sipėrfaqe, tensionet vlojnė. Shumica e vendit ėshtė efektivisht e ndarė mes dy bashkėsive. Shumė maqedonas besojnė se shqiptarėt etnikė kanė marrė mė shumė nga sa u takon nga marrėveshja e paqes. Shqiptarėt, nga ana tjetėr, i akuzojnė maqedonasit pėr shkelmim tė vazhdueshėm tė Marrėveshjes sė Ohrit.

Dhe aty ku retorika provokative i ka lėshuar udhėn luftimeve nė rrugė, ultrasit kanė qenė nė vijėn e parė tė frontit.

Fansat maqedonas tė futbollit vazhdimisht i akuzojnė rivalėt e tyre pėr veprim nė bashkėpunim me politikanėt. Fansat etnikė shqiptarė gjuajnė tė njėjtat akuza drejt maqedonasve. Tė dyja palėt mohojnė akuzat e tjetrit.

Llazar Nanevi, gjykatės i lartė i cili ka pėrndjekur shumė huliganė, thotė se ėshtė e vėshtirė tė provohet lidhja e dyfishtė mes politikanėve dhe ultrasve tė dhunshėm. Gjithsesi, shumė fansa tė njohur kėrkojnė patronazh politik.

“Disa prej tyre duan tė identifikohen me partitė politike me qėllim qė tė arrijnė pėrfitime personale apo privilegje”, tha ai. “Ėshtė njė nga gjėrat mė tė rrezikshme nė shoqėrinė tonė”.

Ivan Anastasovski, akademik dhe ish-anėtar bordi i federatės futbollistike maqedonase, thotė se partitė politike tė tė dyja palėve etnike besojnė se ėshtė nė interesin e tyre tė mbajnė lidhje tė mira me fansat.

“I shohin ata si bazė tė mundshme pėr votues dhe aktivistė gjatė zgjedhjeve”, thotė ai.

Nė kėmbim pėr mbėshtetjen mobilizuese, drejtuesit e fansave pėrfundojnė nė vende tė mira pune nė sektorin publik, ku karrierat promovohen nga lidhjet e ngushta me partitė qeverisėse.

“Drejtuesit e grupeve [sportdashėse] shqiptare dhe maqedonase marrin pozita tė mira nė institucionet shtetėrore, administratėn doganore, parti, qeveri”, thotė Mitre Trajkovski, ish-major i policisė i cili ka qenė edhe komisioner sigurie nė Federatėn e Futbollit.

Nacionalizmi i ultrasve mund tė mos miratohet haptas nga politikanėt, por nuk duket se ia dėmton perspektivėn atyre. Shumė grupe nė mėnyrė tė pacipė lartėsojnė njerėz qė kanė luftuar nė konfliktet e rajonit mė se njė dekadė mė parė.

Shkallėt prej ku anėtarėt e Komitėve shohin ekipin e tyre, Vardarin e Shkupit, shpesh mbulohen me pankarta nė mbėshtetje tė Johan Tarkulovskit, drejtues i dikurshėm i ultrasve qė aktualisht po vuan dėnimin pėr krime lufte. Ai u dėnua nga Gjykata e Hagės pėr vrasjen nė 2001 tė shtatė shqiptarėve etnikė.

Mbėshtetėsit e Ballistėve, ndėrkohė, adhurojnė rebelėt etnikė shqiptarė. Kėtė maj, njė delegacion i ultrasve udhėtoi pėr nė Kosovėn fqinje pėr tė bėrė nderimet e rastit pranė pėrmendores sė Adem Jasharit, i vrarė mė 1998. Ai gjykohet si terrorist nga shumė serbė.

Fansat e zjarrtė dalin nė rrugė kurdoherė qė tensionet politike rriten. Pas njė cikli mizor vrasjesh pėr tė cilin faji iu hodh animozitetit etnik, anėtarėt e Komitėve protestuan kundėr radikalizimit islamik. Ballistėt iu bashkuan kundėr-protestave nė lagjet shqiptare.

Pėrplasja e vitit tė kaluar nė kėshtjellė shpėrtheu pasi partia kryesore maqedonase nė koalicion, VMRO-DPMNE, urdhėroi ndėrtimin e njė ngrehine nė formė kishe aty ku ishin gjetur rrėnojat e njė kishe tė mėhershme.

Vendi i ndėrtimit shtrihet brenda kėshtjellės sė Shkupit, nė njė zonė qė shqiptarėt etnikė e konsiderojnė si shtėpia e tyre historike brenda kryeqytetit. Drejtues nga partia etnike shqiptare nė koalicion, BDI, e kritikuan planin pėr njė ndėrtesė nė dukje tė krishterė nė pjesėn e tyre tė qytetit, dhe tė rinjtė e bashkėsisė u pėrpoqėn ta pengonin punėn te vendi i ndėrtimit.

Maqedonasit marshuan drejt kėshtjellės me protesta, bashkė me njė kontingjent tė Komitėve nė krye, tė mobilizuar pėrmes forumeve tė internetit dhe “Facebook”-ut. Atyre u doli pėrballė njė turmė shqiptarėsh etnikė, pėrfshi Shvercerat.

Nė pėrleshjen qė pasoi, Blerimi dhe Nikolla e panė veten si trashėgimtarė tė njerėzve qė kishin luftuar mė se njė dekadė mė parė.

“Nuk do tė lejoj qė ajo pėr tė cilėn luftoi ai tė humbasė,” thotė Blerimi, duke iu referuar babait, qė ishte me guerilasit shqiptarė mė 2001.

Vėllai i Nikollės ishte ushtar nė ushtrinė maqedonase nė atė kohė. “Shqiptarėt thanė se po luftonin pėr tė drejta njerėzore, por nė tė vėrtetė, po luftonin pėr krijimin e njė Shqipėrie tė Madhe”, thotė ai.

Nė kėrkim tė sherrit

Kur ēdo gjė pėrfundoi pas pėrleshjes nė kėshtjellė, policia ndaloi tė dyshuarit. 54 fansa u ndaluan – 27 Komitė e 27 Shvercera.

Dhjetėra fansa ishin plagosur, pėrfshi njė polic. E megjithatė, askush nuk pėrfundoi nė burg.

Fansat e arrestuar nuk u detyruan tė paraqiteshin nė gjyqet e tyre. Gjykimet ishin tė shpejta dhe dėnimet tė njėjta – tre muaj pezullim, tė kushtėzuar nga sjellja e mirė. Me pak fjalė, fansat do t’i shpėtonin burgosjes pėr sa kohė qė do t’i shmangeshin sherrit nė dy vitet e ardhshėm.

Nė sytė e ligjit, dukej se tė dyja grupet ishin njėlloj fajtorė dhe secili prej tyre mbajti peshė tė barabartė pėr fajin. Gjykimet mund tė kenė pasqyruar vėshtirėsinė e pėrcaktimit tė fajit individual nė shpėrthimin e dhunės masive.

Por edhe pastėrtia e verdikteve ngriti dyshime dhe i ēoi disa veta tė spekulonin qė gjykatat i kishin kushtuar vėmendje ndjeshmėrisė politike tė rastit.

Njė anėtar i Komitėve i cili nuk pranoi tė citohej me emėr i pėrsėriti kėto akuza, tė dėgjuara nga tė dyja kampet, qė gjykatat ishin tė anuara nė favor tė mbėshtetėsve rivalė.

Gjithsesi, thotė ai, vendimi pėr t’i dėnuar tė dyja palėt njėkohėsisht i favorizoi Komitėt, ngaqė ata mundėn tė shpėtonin pėr shkak tė butėsisė sė treguar ndaj Shvercerave.

“Jemi tė lumtur qė shkuam nė gjyq me ta, sepse pėrndryshe do tė kishim marrė dėnime mė tė ashpra”, thotė ai.

Gjykata e Krimeve tė Shkupit e mohon qė ka dhėnė dėnime mė tė buta pėr shkak tė ndjeshmėrive politike. “Ne nuk marrim vendime politike”, i tha BIRN-it njė zėdhėnės. “Gjykojmė vetėm nė pėrputhje me ligjet”.

Vėzhguesit thonė se klubet e futbollit mbėshtetur nga maqedonasit dhe shqiptarėt etnikė kanė njė histori tė gjatė tė pėrfshirjes nė partitė e mėdha.

Kjo pjesėrisht ėshtė pasqyrim i shoqėrisė tepėr tė politizuar tė vendit, ku animi politik pėrkufizon shumė anė tė jetės tregtare dhe kulturore.

Fansa nga Komitėt, pėr shembull, formuan boshtin e krahut rinor tė VMRO-DPMNE-sė gjatė viteve 1990.

Por sot, ultrasit thonė se nuk marrin ndonjė favor ose financim nga politikanėt. Kodi i shkruar i sjelljes i Komitėve, i qarkulluar nė formė broshure, thotė se ata mirėpresin anėtarė prej krejt spektrit politik – prej anarkistėve tek ultranacionalistėt dhe gjithēka mes tyre. Broshura ngulmon se animet partiake duhen lėnė jashtė. Nuk duhet tė ketė pėrēarje brenda radhėve.

“Grupi ynė pėrfshin mbėshtetės tė disa partive politike, por nuk jemi zgjatim i tyre”, thotė njė anėtar i rėndėsishėm i Komitėve.

Si shumica e shokėve tė tij, ai nuk pranoi tė citohej me emėr pėr shkak tė ndalimit absolut tė prononcimit ndaj gazetarėve.

Edhe drejtuesit e grupeve etnike shqiptare tė futbollit kishin frikė tė citoheshin nė emėr, por ishin tė qartė nė lidhje me pėrfitimet e statusit tė tyre.

Njė drejtues i Ballistėve tė Tetovės tha se nuk besonte se pėrplasjet e tij tė shpeshta me ligjin do t’ia prishnin perspektivėn. Gjithsesi, thotė ai, shumica e fansave qė i hyjnė sherrit duhet tė procedojnė me kujdes.

“Mbėshtetja e klubeve tė futbollit mund tė na ndihmojė tė gjejmė punė – por problemet me policinė janė ana tjetėr e monedhės. Nėse je i dėnuar dhe ke skedė, mund tė kesh pasoja nė tė ardhmen”.

Njė drejtues tjetėr i Ballistėve, duke folur me kushtin e anonimitetit, mėton se ka ngrėnė vetėm njė gjobė tė vogėl pas gjykimit pėr sulm.

“Po tė mė kishin gjykuar nė ndonjė vend tjetėr, do tė kisha marrė dėnim tė madh me burg”, pohon ai.

Ai thotė se edhe shokėt e tij kanė shpėtuar lehtė pėr krime tė dhunshme, shpesh pa u merakosur as t’i ndiqnin gjykimet e tyre. Shumica e kėtyre rasteve kanė rezultuar me dėnime pezullimi apo gjoba, shtoi ai.

Ndėrkohė qė lidhjet mes ultrasve dhe partive politike nė rastin mė tė mirė janė informale, ka njė lidhje mė tė qartė mes partive dhe klubeve.

Pjesėrisht produkt i historisė, kėto lidhje mund tė jenė edhe produkt i nevojės financiare. Ndryshe nga klubet nė Perėndim, pothuajse asnjė anė nė Maqedoni nuk mund tė shihet si biznes i suksesshėm, fitimprurės. Ata nuk i nxjerrin shpenzimet vetėm pėrmes tė ardhurave. Biletat janė tė lira dhe ka pak kėrkesa pėr transmetim nė TV pėr ndeshjet.

Nė vend tė kėsaj, klubet varen ndjeshėm nga sponsorėt pėr mbijetesėn. Duke tėrhequr mbi vete interesin e zakonshėm nga biznesmenėt e pasur, shumica e klubeve merr edhe fonde nga qeveria vendore. BIRN-i nuk gjeti dėshmi pėr tė sugjeruar se paratė e dhėna nga fondet publike pėrfundojnė tek ultrasit.

Megjithatė, Ivon Veliēkovski, drejtues i Partisė Liberale Opozitare, thotė se, nė disa raste, mund tė ketė njė lidhje tė tėrthortė.

Klubet dihet se i subvencionojnė grupet e tyre tė mbėshtetjes, duke u ofruar bileta tė lira apo zbritje nė udhėtimet jashtė. Sipas Veliēkovskit, kjo krijon njė lidhje tė tėrthortė mes fansave dhe secilės parti politike qė ndodh ta kontrollojė qeverinė vendore.

“Disa grupe fansash varen nga qeveritė vendore, qė nga ana e tyre drejtohen nga partitė nė pushtet”, thotė ai.

Zhurma zėvendėson dhunėn

Nė veri tė Maqedonisė shtrihet Serbia, ku lidhjet mes huliganėve tė futbollit dhe partive nė qeveri janė dobėsuar prej ditėve tė lavdishme tė viteve 1990.

Ndryshe nga Shkupi, Beogradi s’ėshtė qytet i ndarė etnikisht. Me mė pak konflikte nacionaliste pėr ta zhvendosur vėmendjen prej shembjes sė Jugosllavisė, ultrasit mė tė fuqishėm tė Serbisė janė fokusuar nė krim tė organizuar me huliganizmin si mbulesė.

Sasha Todoroviq, zyrtari kryesor pėrgjegjės pėr dhunėn e lidhur me sportet nė policinė e Beogradit, thotė se bandat kriminale imitojnė hierarkinė e forcave policore. “Ka rangje tė ndryshme, prej komandantėve te rojet dhe secili luan rol tė veēantė”, thotė ai.

Lagjet qendrore tė Beogradit janė mbushur me grafite qė thonė “Liri pėr fansat” – njė referencė ndaj shumė ultrasve qė janė aktualisht nė burg pėr akuza gjobėvėnieje, grabitjeje, trafiku droge dhe vrasjeje.

“Ata pretendojnė se janė tė motivuar nga patriotizmi, nga shteti apo feja, por nė fakt punojnė vetėm pėr pėrfitim personal”, thotė Milan Staniq, shefi i Departamentit tė Rendit Publik tė Serbisė.

Si nė Maqedoni, shumica besojnė se gjykatat u japin fansave tė dhunshėm mėshirė mė tė madhe. Staniqi tregon rastin e njė mbėshtetėsi tė klubit tė Partizanit, i cili kishte goditur me shkop njė fans rival nėn vete.

“Mori njė dėnim pezullimi prej njė viti nė burg. Dyshoj qė njė dėnim i tillė do tė jetė korrektues pėr tė, apo pengues pėr tė tjerėt”, thotė ai.

Ashtu si ultrasit anembanė botės mėtojnė tė jenė frymėzuar nga huliganėt e njohur britanikė tė viteve 1980, shumė zyrtarė tė ligjit i hedhin sytė nga Britania moderne si model pėr trajtimin e fansave tė dhunshėm.

Gllaskou ėshtė shtėpia e klubeve futbollistikė tė Rejnxhersave dhe Sėlltikut, mbėshtetur pėrkatėsisht nga bashkėsitė protestante dhe katolike tė qytetit. Fansat e zjarrtė tė tė dyja klubeve shpesh e kanė mbėshtjellė rivalitetin e tyre me njė petk sektar.

Policia vendore mund tė mbėshtetet nė disa ligje tė pėrvijuar pėr trajtimin e huliganėve. Me kohėn, thonė nga policia, dėnimet kanė dhėnė fryte nė ndalimin e dhunės.

“Ka gjoba tė ashpra kundėr fansave qė shkelin ligjet”, thotė njė zėdhėnės i Policisė sė Strethklajdit. “Ne kėrkojmė madje edhe dėnime pėr tė mos u lejuar tė shkojnė nė stadium”.

I pyetur se si mund t’u ishin pėrgjigjur njė rrahjeje masive si ajo nė kalanė e Shkupit, zėdhėnėsi tha se policia do tė ishte pėrpjekur tė arrinte njė zgjidhje me partnerė nga tė dyja bashkėsitė, duke u kėshilluar me gjithkėnd, nga prifti tek politika, me bashkinė dhe vetė klubet.

Tek fansat, gjithsesi, disa pretendojnė se policia britanike ka shkuar tepėr larg.

“Shprehja e identitetit kombėtar po kriminalizohet”, thotė Xhenet Findlej, kryetare e Celtic Trust, duke pėrmendur se sa shumė kėngė tradicionale janė ndaluar nė stadium. “Njė djalė nė Edinburg ėshtė arrestuar sepse e ka bekuar veten nė mėnyrė tė dhunshme”.

Dagi Brimson, qė shkruan mbi huliganizmin, e pranon se autoritetet britanike e kanė zgjidhur problemin e dhunės mė tė keqe. Por ai paralajmėron se qasja e tyre drakoniane pėrbėn kėrcėnim pėr liritė civile tė secilit.

“Tani ėshtė e ligjshme pėr policinė nė MB t’ia marrė pasaportėn dikujt qė ajo dyshon se mund tė shkaktojė probleme nė futboll jashtė shtetit”, thotė ai. “Nuk ju duhen as prova madje! Kjo ėshtė gabim. Shumė gabim”.

Si pasojė e shtrėngimit, Brimsoni thotė se dhuna nė skenėn e huliganizmit ėshtė zėvendėsuar nga zhurma uturuese. Gjithsesi, ai beson se njerėzit do tė vazhdojnė tė joshen nga premtimi i huliganizmit pėr njė “familje tė dytė”.

Ky artikull u prodhua si pjesė e Bursės Ballkanike pėr Gazetari Cilėsore, nisėm e Robert Bosch Stiftung dhe ERSTE Foundation, nė bashkėpunim me Rrjetin e Raportimit Investigativ Ballkanik. U redaktua nga Neil Arun. /Shqip/
Shtuar më 07/12/2012, ora 18:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori