Kristaq Rama, stėrgjyshi i shefit tė opozitės, Edi
Rama, ka firmosur Deklaratėn e Pavarėsisė nė Durrės. Ka qenė historiani
Kristaq Prifti ai qė ka pėrmendur fillimisht se Deklaratėn e Durrėsit rezulton ta ketė firmosur edhe
Kristaq Rama, po pėr sa i takon lidhjes sė tij me kreun e PS-sė, ai nuk qe i sigurt.
Nė shkrimin e tij botuar nė Gazeta Shqiptare mė 9 nėntor, ai shkruante se "Kėsaj periudhe (1912-ės) i pėrket edhe dokumenti i z. Eqrem Zenelaj, qė bėn fjalė pėr shpalljen e pavarėsisė nė Durrės mė 13-14 (26-27) nėntor 1912, i cili siē ndodhi nė tė gjitha rrethet e vendit, iu dėrgua Ismail Qemalit nė Vlorė, me nėnshkrimet e parisė sė Durrėsit tė tė tria besimeve. (Midis nėnshkruesve tė kėtij akti ėshtė edhe emri i
Kristaq Ramės)".
Mė tej ne i jemi drejtuar Prof. Kristo Frashėrit pėr ta pyetur se kush ėshtė
Kristaq Rama qė ka marrė pjesė nė shpalljen e Pavarėsisė nė Durrės dhe ēlidhje farefisnore ka ai me shefin e opozitės nė Shqipėri. Ai ėshtė stėrgjyshi.
Kristaq Rama, qė ka firmosur Pavarėsinė, ka jetuar nė Durrės dhe ka qenė patriot. Unė e kam hasur nė shumė dokumente si pjesėmarrės nė organizime patriotike tė ndryshme tė kohės", sqaron profesori.
Sipas tij, nė atė kohė familja e Ramės jetonte nė Durrės dhe ka qenė e angazhuar me jetėn e qytetit.
Kristaq Rama i deklaratės ėshtė gjyshi i skulptorit
Kristaq Rama, krejt e natyrshme, nėse kemi parasysh se ėshtė i njohur fenomeni i trashėgimit tė emrit nga gjyshi tek nipi. Profesor Frashėri thotė se nuk i kujtohet emri i tė atit tė Ramės skulptor dhe djalit tė firmėtarit, por ėshtė i sigurt pėr pjesėn tjetėr, duke qenė se, si njė historian i vjetėr e me emėr, gjatė karrierės sė tij ka kaluar nėpėr duar qindra dokumente.
"Asokohe (pra mė 1912-ėn) familja
Rama jetonte nė Durrės. I biri i firmėtarit tė Durrėsit dhe babai i skulptorit ėshtė shpėrngulur nga atje dhe ka ardhur nė Tiranė", ka deklaruar historiani Kristo Frashėri. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2012,
ora 09:25