I vodhën çantën plot me lekë punonjësit të postës, arrestohen dy të rinj në Fier

Policia e Fierit ka zbardhur vjedhjen ndaj punonjësit të postës, dhe ka arrestuar dy persona.

Pas njoftimit të marrë nga shtetasi K. Gj. (punonjës i postës) se në fshatin Sulaj, 2 persona të paidentifikuar i kishin marrë me dhunë çantën në të cilën kishte 150.000 lekë të reja, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Policia kapi në flagrancë autorët e dyshuar të ngjarjes, G. N., 35 vjeç dhe H. M., 22 vjeç, banues në Sulaj, Fier, të cilëve gjatë kontrollit iu gjet dhe u sekuestrua edhe çanta me sasinë e lekëve që i kishin marrë me dhunë punonjësit të postës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.


Shtuar 15.05.2020 12:22