REKORD! Shkelën masat, vetëm sot janë vendosur mbi 18 milionë lekë gjoba

Policia u vendosi sot të paktën 18.5 milionë lekë gjobë qindra qytetarëve, të cilët shkelën masat e rrepta të lëvizjes dhe aktivitetit nën epideminë e koronavirusit.

Në dy postime në Facebook policia tha se kishte vënë:

16 500 000 lekë gjoba 165 qytetarëve që lëviznin përtej orareve të kufizuara

1 300 000 lekë gjoba 13 administratorëve të lokaleve në Tiranë (6), Durrës (3), Shkodër (2), Lezhë (1) dhe Fier (1)
700 000 lekë gjobë një qytetar i kthyer nga Kosova që nuk ishte mbyllur në shtëpi

78 makina të sekuestruara dhe 78 patenta të pezulluara për 3 vjet
Në bazë të vendimeve të qeverisë – kliko këtu për të lexuar 20 gjobat që rrezikoni – rihapja e lokaleve dënohet me 1 000 000 lekë gjobë.

Nuk është e qartë se përse 13 administratorët e lokaleve janë gjobitur njësoj si qytetarët që kanë lëvizur përtej kufizimeve të orareve.

Të mërkurën Kryeministri Rama njoftoi në Facebook ashpërsimin masës kufizuese të lëvizjeve në vetem 6 orë në ditë – 4 orë nga 06:00-10:00 dhe 2 orë 16:00-18:00 – për të shkuar dhe vajtur nga puna, kryer pazarin apo pagesa shërbimesh.

Për të lëvizur me automjet në këto orare, qytetarët duhet të vetëdeklarojnë online – kliko këtu për të vetëdeklaruar lëvizjen tënde./exit.al


Shtuar 19.03.2020 16:24