Hodhi ish-bashkëshorten nga kati i dytë i banesës, e pëson fieraku

Një 47-vjeçar në Fier është vënë në pranga pasi ka keqtrajtuar ish-bashkëshorten.

Njoftohet se S. Rr., banues në Kurian, Roskovec, të shtunën është futur në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij pa pëlqimin e saj, e ka keqtrajtuar dhe e ka rrëzuar nga kati i dytë i banesës.

38-vjeçarja E. S, ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata ndërsa tashmë ndodhet në Spitalin Rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Plotw

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

S.Rr., 47 vjeç, banues në Kurian, Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë ditës së djeshme, në Patos, ka hyrë në shtëpinë e ish bashkëshortes së tij pa pëlqimin e saj, e ka keqtrajtuar dhe e ka rrëzuar nga kati i dytë i banesës.

Shtetasja E. S, 38 vjeçe, ishte e paisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata.

38-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë, “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, “Dhunimi i banesës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.


Shtuar 26.07.2020 12:21