Rritja e ndjeshme e rasteve me COVID-19, Greqia vetëm një hap larg vendimit ekstrem

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 ka bërë që autoritetet greke të bëjnë të detyrueshme vendosjen e maskës në ambientet e jashtme dhe të brendshme.

Greqia ka arritur limitin e vendosur prej 20 000 rastesh me koronavirus dhe numri i dyfishua që prej gushtit. Që prej këtij muaji deri më tani janë shënuar 10 000 raste të reja duke vënë në alarm autoritetet, raporton abcnews.al.

Anëtarja e Komitetit të Ekspertëve, Anastasia Kotanidou tha për radio “Thema” se sot dhe nesër do të diskutohet mbi masat e reja, të cilat mund të parashikojnë edhe vendosjen e maskës në ambientet e brendshme dhe të jashtme.

“Masa e radhës do të jetë vendosja me detyrim e maskës në ambientet e brendshme dhe të jashtme”, tha ajo.

Greqia është duke kaluar një situatë të vështirë në qytetet e mëdha si Athina dhe Selaniku, ndërsa deri më tani numërohen 37 te vdekur vetëm në azile, ku virusi është shpërndarë gjerësisht.

Një ditë më parë u shënuan 303 raste të reja, ku më shumë se gjysma janë në rajonin e Atikës.


Shtuar 6.10.2020 08:26