Rudina Dembecaj pranon se do të martohet me Mark Frrokun: Do jetë dasma ime e dytë

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Dembecajt.

Gjatë intervistës, moderatorja Rudina e ftoi personalisht në dasmën e saj me Mark Frrokun.

“Do jesh një nga këngëtaret, domethënë do kem nderin të jesh një nga këngëtaret e ftuara në dasmën time të dytë?”, e pyeti Rudina. Eneda u shpreh se ajo dhe Marku i pëlqejnë shumë si çift dhe nuk do të mungojë në dasmën e tyre.

“Mishi kokërr, paskemi dasmë dhe do vij me kënaqësi të madhe sepse realisht më pëlqeni si çift, shkoni shumë”, u përgjigj Eneda. Rudina zbuloi se do të martohet me Markun sapo të kalojë pandemia e Koronavirusit.


Shtuar 14.06.2020 10:26