Kush e ka vrarë heroin tonë të madh, Isa Boletini? Kjo është pyetja që ngre gazetari i njohur, Besnik
Dizdari, në një shkrim tek gazeta Panorama.
Sipas tij, përgjigjia mund të gjendet në librin "Tokë pa drejtësi" të malazezit
Milovan Gilas.
“Më dukej e çuditshme që familja e
Milovan Gilas-it të ishte përfshirë në rënien e Isa Boletinit. Drejt me thënë, nuk e besoja fort. Ndërkaq, ka vite që ndjek figurën tanësore të
Milovan Gilas-it. Kjo, sepse figura e tij, përveçse e lidhur me gazetarinë e historinë, është e shumanshme ngado që ta marrësh.
Komunist qysh në vitet ’20, bashkërithemelues i Partisë
Komuniste të Jugosllavisë, partizan i orëve të para, pjesë e katërshes së famshme byroiste Tito-Kardel-Gilas-Rankovic, zëvendëskryeministër i Jugosllavisë
komuniste, shkrimtar, gazetar, botues i Borbës, bashkëpunëtor krejt i afërt i Titos. E mandej? Mandej disident, kundërkonformist ndaj partisë së tij, autor i librabe dhe shkrimeve që vetvetiu rrëzojnë shoqërinë
komuniste, qoftë edhe atë jugosllave, e kësisoj i shndërruar në kundërtitist”, shkruan
Dizdari.
Sipas tij, në libër thuhet se
babai i Milas-it, Nikola, është ushtaraku që udhëhoqi aksionin për vrasjen e Boletinit.
“Gilas-i nuk e pranon se
babai i tij ka vrarë Boletinin. Por Gilas pranon se
babai i tij e ka ngritur pushkën për të qëlluar Boletinin. Pa pasur kohë megjithatë ta shkrepë, sepse plumbi i një ushtari të Nikola
Gilas-it kryen punë me shpejt”.
Por përse?
“Heroi i shquar shqiptar, Isoja i Boletinëve, zgjodhi pikërisht këtë çast të rrënimit të përgjithshëm, të dëshpërimit dhe kaosit, për të sulmuar Podgoricën”, shkruan Milas në librin e tij.
Por
Dizdari thotë se kjo është një gënjeshtër, pasi Tafil Boletini thotë se kjo ishte një propagandë që ishte përhapur nga qeveria se gjoja shqiptrët, të shtyrë nga Austria, do djegin Podgoricën.
Dizdari gërmon edhe për fatin e Nikola Milas-it.
Sipas disa të dhënave, ai u vra në Kosovë në vitin 1914, natën, ndërsa po përzinin serbët dhe malazezët.
Vetë Milovani nuk e pranon këtë në libër. Ai thotë se,
babai i tij është vrarë ditën nga disa fashistë. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2016,
ora 10:26