Zbarkimi i drogës në Durrës, Hoxha: Dy grupe kriminale kanë akses në port

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në Abc Live se dy grupe kriminale kanë akses në portin e Durrësit dhe se punonjësit kanë lidhje me bandit kriminale

Duke folur për ngarkesat me drogë të kapura kohët e fundit në vend, Hoxha tha se gjithashtu se trafikantët e kokainës kanë gjetur mënyra të reja për të transportuar produktin, duke përmendur konkretisht fshehjen në kontejnerët me sheqer që vijnë nga Amerika e Jugut.

“Tani e mira do ishte që policia të ketë durimin dhe aftësinë që të zbulojë gjithë rrjetin e trafikut . Por duhet të jemi me këmbë në tokë, i dimë aftësitë tona dhe ato të grupeve kriminale. Problemi që kemi ne, ngarkesë që është kapur pardje në fakt është e një kompanie nga Kosova. Është kompani me volum të madh tregtar dhe ngarkesa më e madhe e kapur në Kosovë në Lipjan, ishte 400 kg në mishin e pulave. Sigurisht që në portin e Durrësit janë shtuar masat, skaneri mundohet të kapë çdo ngarkesë trafikantët mundohen të përmirësojnë rrugët. Madje ngarkesa vjen me pulpën e frutave ekzotike. Kam dëgjuar edhe për sheqerin, nga disa porte të Amerikës Latine, Brazili, Kolumbia, Kuba. Trafikantët nuk bëjën paketimin normal, por e lënë jo të ngurtë, pluhur dhe e fusin brenda përmbajtjes së sheqerit. Skaneri e ka të vështirë të dallojë mes sheqerit. Nuk e lënë si pako, e fusin brenda ngarkesës me sheqer. Deri tani nuk kam parë ndonjë rast të jetë kapur në Shqipëri, por kolegët jashtë ma kanë shprehur si një mënyrë të fundit, vështirë për t’u kapur nga skaneri.

Më duket e vështirë të kapet një organizatë madhe mos të ketë shqiptarë brenda. Dy grupe kriminale kanë akses në portin e Durrësit. Punonjësit në port kanë lidhje me bandat kriminale”, tha Hoxha.