“Big Brother Supermarket”
Si i “spiunojnė” klientėt dhe dinė gjithēka pėr ta.

Nga tė dhėnat e ndryshme qė grumbullojnė arrijnė tė gjejnė gjithēka pėr tė ardhmen tonė. Meqė shumė shėrbime kryhen online, e kanė shumė mė tė lehtė pėr tė na vjedhur gjėrat tona personale

Vajza e “Complain Department” u bė flakė e kuqe kur zotėria i tregoi kuponėt me uljet pėr ushqimet e fėmijėve dhe panolinat. “Vajza ime i gjeti nė kutinė postare. Ajo shkon ende nė lice. Kėrkoni t’i mbushni mendjen qė tė mbetet shtatzėnė?”. Vajza e zyrės sė ankesave kontrolloi edhe njė herė plot siklet. Ishte adresa e vajzės sė tij, ndėrsa dėrguesi ishte pikėrisht supermarketi “Target”, gjiganti me njė xhiro marramendėse vjetore, me 400 mijė punėtorė e 1200 dyqane vetėm nė SHBA. Faljet nuk mjaftuan. Kaluan disa ditė. Vajza mori telefonin pėr tė kėrkuar falje edhe njėherė: ne pėrpiqemi gjithmonė t’u bėjmė oferta tė mira klientėve tanė mė tė mirė, por nuk di ē’tė them. “Shiko, bisedova me vajzėn time. Me sa duket, kanė ndodhur gjėra pėr tė cilat unė nuk isha nė dijeni. Do tė lindė nė gusht. Jam unė ai qė duhet tė kėrkoj falje”, - tha babai. Nė fakt, historia e supermarketit, qė e mori vesh para babait se vajza ishte shtatzėnė, duket njė barsoletė. Kjo histori e vėrtetė, e ndodhur nė Mineapolis, ėshtė bėrė “parabola” e fundit e kapitullit tė dhunimit tė hapur tė privatėsisė. Supermarketet janė kthyer nė njė lloj “Big Brother” tė kohėve moderne. Dhe nuk kėnaqen vetėm duke grumbulluar tė dhėnat tona personale pėr tė nisur ofertat e radhės. Kėtu pėrfshihen edhe librat qė mund tė na pėlqejnė mė shumė nga ato qė kemi blerė nė “Amazon”, telefoni qė kushton mė pak, sepse gjėja e parė qė shohim online ėshtė ēmimi, apo dhuratat mė pak tė lira pėr ditėlindje. Tani ky lloj “vėllai i madh” na pėrgjon deri nė atė pikė, sa na parashikon edhe tė ardhmen: ardhjen nė jetė tė njė fėmije, zhvendosjen nė njė tjetėr shtėpi, madje dhe divorcin, qė na detyron tė ndryshojmė zakonet, dhe bashkė me to edhe supermarketin. Nė fakt, nė ēdo vend tė botės tani supermarketet po krijojnė atė qė quhet “Guest marketing analytics”, e ku punėsohen psikologė tė sjelljes dhe ekspertė tė statistikės. Mbledhja e tė dhėnave pak apo shumė tė autorizuara nuk ėshtė diēka e re: por e re ėshtė teknika qė i ēon supermarketet e mėdha si “Target”, t’i dorėzojė gjithsecilit njė “costumer Id”. Ky numėr identifikimi i klientėve thotė gjithēka pėr ne: jo vetėm kush jemi dhe ku jetojmė, por edhe se ēfarė blejmė dhe pėrse e blejmė. Nė tė vėrtetė, pėrhapja e mjeteve tė pagesės elektronike dhe tė konsumit online ka shtuar kontrollin mbi lėvizjet tona nėpėr departamentet e ndryshme tė supermarketit. Por mbi tė gjitha, janė zhvillimet nė fushėn e psikologjisė qė e kanė bėrė mė “guximtar” “vėllain e madh”. Shtimi i ofertave dhe bumi i blerjeve online janė njė “ushqim” edhe pėr ne klientėt. Kurrė mė parė se sot nuk mund tė zgjerojmė zgjedhjen tonė duke krahasuar ēmimet dhe shėrbimet: nga dyqani poshtė shtėpisė, tek supermarketi nė pjesėn tjetėr tė botės. Pikėrisht kėtu lind edhe dėshira e madhe e “Supermarketit Big Brother” pėr tė njohur mirė zakonet tona. Blerjet janė njė prej zakoneve tona tė pėrditshme. Nėse jemi mėsuar tė kalojmė nga supermarketi pėr tė blerė shampo dhe detergjentė, tek kasapi ynė i besuar pėr tė blerė mish dhe nėse tė gjitha shėrbimet qė ne kryejmė bėhen online, gjithēka merret vesh nė kohė reale. Nė fakt, zakonet janė njė mekanizėm psikologjik thelbėsor pėr tė mbijetuar. Janė pikėrisht ato qė na shtyjnė tė bėjmė gjėra tė komplikuara pa u menduar. Po ashtu, janė zakonet ato qė rregullojnė shpenzimet tona. Njė studim i Universitetit tė Kalifornisė ka treguar se kur kalojmė karrocėn plot ushqime nė supermarket, lėmė aty plot gjumė tė karakterit tonė apo tė ngjarjeve qė na kanė ndodhur nė jetė: njė fėmijė, njė divorc, njė zhvendosje. Ja, pikėrisht nė kėtė mėnyrė supermarketet “spiunė” dinė edhe pėr tė ardhmen tonė. Edhe pėr zakonet tona dihet gjithmonė e mė shumė. Kujdes, supermarketi “x” po ju vėzhgon! (Gazeta Shqip)
Shtuar më 21/02/2012, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.

Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.