Tentoi të vriste me thikë të moshuarin, 55 vjeçari përfundon pas hekurave

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 55 vjeçar pasi goditi dhe tentoi të vriste me thikë një të moshuar.

Sipas policisë, është arrestuar F. Th., 55 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër(me probleme të shëndetit mendor).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe mjeti mprehës.

Materialet në ngarkim të shtetasit F. Th. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Th., 55 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër(me probleme të shëndetit mendor).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mesditën e djeshme ky shtetas ka goditur me sende të forta shtetasin Ç. H., 74 vjeç, banues në Picar, duke i shkaktuar dëmtime në trup, si dhe ka tentuar ta godasi me mjet mprehës (thikë) por fal ndërhyrjes së të birit autori është larguar.

Menjëherë pas njoftimit kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe neutralizimin e 55 – vjeçarit F. Th.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti mprehës (thika).

Materialet në ngarkim të shtetasit F. Th. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


Shtuar 28.08.2020 10:37