COVID-19/ 172 të vdekur në 24 orë, rritet numri i të shëruarve në Itali

Vazhdon drejt uljes së numrit viktimave nga COVID-19 në Itali.

172 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në Itali.

Raportet e institucioneve shëndetësore flasin për një situatë në përmirësim dita-ditës.

Dy mijë e 432 persona kanë lënë ambientet spitalore dhe janë shëruar plotësisht.

Për fat të keq rreth 1 mijë të tjerë janë në terapi intensive.

Aktualisht, sa i përket atyre që janë aktivë me virusin, numërohen 81 mijë e 266 persona.

Ndërsa numri total i të infektuarve, që prej shpërthimit të pandemisë, është 221 mijë e 216


Shtuar 12.05.2020 17:02