Asnjë antibiotik, koronavirusi mund të zhduket nga gjaku i të shëruarve

Ka nisur në Itali trajtimi me gjakun e të shëruarve, pacientëve të prekur nga COVID-19.

Disa pacientë tashmë kanë marrë plazmën e pacientëve të kuruar nga koronavirusi, të cilët më pas zhvilluan antitrupa.

Kështu eksperimentimi i terapisë plazmatike hyri në Poliklinikën e Pavias.

Protokolli ishte përgatitur nga Shërbimi i Mjekësisë Imunologjike të Hematologjisë dhe Transfuzionit të San Matteo, në bashkëpunim me strukturat e tjera si ATS e Mantua.

Dy të parët që dhuruan plazmat ishin mjekët e Pieve Porto Morone (Pavia), burrë e grua, rastet e para të të infektuarve me Covid-19 në provincën e Pavias./Ansa


Shtuar 2.04.2020 14:45