Jeni lodhur duke ecur në këmbë? Këto sandale do ju shpëtojnë jetën (FOTO LAJM)

Me siguri, shumë prej jush këtë periudhë po ecin më shumë se në çdo kohë tjetër të vitit. Sigurisht, kjo është mjaft e mirë për shëndetin, por ama është edhe e lodhshme nëse ndodh për një kohë të gjatë, ndaj edhe është shumë e rëndësishme që në këmbë të keni veshur diçka të rehatshme që ju siguron, mbi të gjitha, komoditet për shumë orë të ditës.

Edhe pse në kohë të vështirë, dizajnerët këtë vit kanë propozuar disa prej stileve të sandaleve që jo vetëm do t’jua mbajnë këmbët të freskëta, por edhe do t’ju sigurojnë stil dhe elegancë me çdo lloj veshjeje që do t’i kombinoni. Mbi të gjitha, të rehatshme, edhe në rast se keni rrugë të gjatë për të bërë.

Ka shumë stile të sandaleve të sheshta, që janë po aq elegante sa edhe praktike. Qoftë një sandale e frymëzuar nga turistët për shëtitje të gjata, por qoftë edhe për shëtitjet në mbrëmjet e nxehta të verës, pamja që do t’ju sigurojë është e mahnitshme.

Shikoni sandalet verore, të përshtatshme për çdo rast “për distancën sociale”.


Shtuar 2.07.2020 21:35