24 Mars 1999, kur niste shpëtimi i Kosovës
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Sot mbushen 17 vjet prej fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.

Përfshirja e Aleancës Veriatlantike në luftën e Kosovës ka mundësuar, që pas fushatës 78-ditëshe, të dëbohen forcat serbe nga Kosova.

Pas dëbimit të tyre, në trojet e veta janë kthyer gati një milion refugjatë shqiptarë dhe është instaluar një administratë ndërkombëtare, e cila ka administruar vendin deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, transmeton Koha.

Megjithatë, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, mbetet ende aktiv, ndërsa pavarësimi nuk e ka zgjidhur plotësisht mosmarrëveshjen me Serbinë, me të cilën Kosova tani mban bisedime.

Bombardimet kanë përfunduar me miratimin rezolutës 1244 të Këshillin e Sigurimit pranë OKB-së. Si rezultat i kësaj ishte arritur largimi i forcave serbe nga Kosova dhe hyrja e trupave të NATO-s. Në kuadër të KFOR në Kosovë në vitin 1999">1999 kishin hyrë 37 mijë e 200 ushtarë nga 37 vende. /albeu.com/
Shtuar më 24/03/2016, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".