2 Prill 1991, masakra e fundit e komunistëve shqiptarë (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Sot përkujtohen ngjarjet e 2 prillit të vitit 1991">1991, apo siç njihet ndryshe masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri.

Videoja e mësipërme pamje interesante filmike të xhiruara pak orë pas ngjarjes nga një grup kineastësh çekë. Sigurisht ata sjellin pasojat e ngjarjes; Komitetin e Partisë së Punës në flakë, blindat e policisë që nxjerrin tym dhe popullin e acaruar.

Në dokumentar tentohet ti jepet një përgjigje pyetjes se përse komunistët në ditët e fundit të tyre i zbrazën armët në Shkodër dhe përse nuk i zbrazën më parë, qoftë ndaj studentëve të Lëvizjes së Dhjetorit 1990, qoftë më pas, kur populli i Tiranës rrëzoi shtatoren e Enver Hoxhës në qendër të Tiranës?

Materiali vjen i shoqëruar me dokumente ekskluzive që tregojnë se si është udhëzuar policia e Shkodrës të veprojë në raste protestash duke parashikuar edhe përdorimin e armëve të zjarrit. /albeu.com/

Dëshmorët e 2 prillit:

Arben Broci
Mosha: 21 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991">1991
Vendi: Shkodër

Bujar Bishanaku
Mosha: 22 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991">1991
Vendi: Shkodër

Nazmi Kryeziu
Mosha: 22 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991">1991
Vendi: Shkodër

Besnik Ceka
Mosha: 21 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991">1991
Vendi: Shkodër

Shtuar më 02/04/2016, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".