Pamje tronditëse! Momenti kur nëna hedh vajzën e mitur në kafazin e ariut (VIDEO)

Një incident i pabesueshëm ndodhi ka ndodhur një  kopsht zoologjik në Uzbekistan. Një nënë hodhi vajzën e saj trevjeçare në një kafaz ku strehohej një ari i murrmë.

Shërbimi për shtyp i kopshtit zoologjik bëri të ditur se fëmija u plagos nga rënia, por jo nga kafsha dhe ndodhet nën mbikëqyrjen mjekësore, ndërsa jeta e saj nuk është në rrezik.

Në videon më poshtë mund të shikoni momentin teksa gruaja hedh vogëlushen dhe më pas e shikon e pashqetësuar.

Gruaja, e cila siç shihet në video, po shikonte se çfarë po shpalosej para syve të saj, u arrestua dhe tani po përballet me akuzën për tentativë vrasjeje për të cilën dënimi maksimal në Uzbekistan është 15 vjet burg, sipas DailyMail.

Fatmirësisht ariu vetëm e nuhati vogëlushen dhe u largua. Zyrtarët reaguan menjëherë. Ata larguan vëmendjen e ariut dhe nxorën menjëherë vajzën nga aty./albeu.com


Shtuar 31.01.2022 11:02