17 vjet më parë Serbia bombardoi selitë e dy mediave në Kosovë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Dy aeroplanë bombardues të Serbisë, më 27 mars 1999, morën në shënjestër selinë e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress dhe radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë.

Si pasojë e këtij sulmi qe vrarë, Elbasan Jakup Berisha, 16-vjeçar ndërkohë që kanë marrë plagë dy prindërit e Elbasanit dhe gjashtë anëtarë të kësaj familjeje.

Një ditë më parë po ata aeroplanë kishin goditur ish-selinë e zëdhënësit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi në Kleçkë.

Dy aeroplanë jugosllavë të tipit Mig 21, në orën 8:20, kanë marrë në shënjestër lagjen e fshatit Berishë, ku ndodhej selia e Radios dhe e Agjencisë, dy institucionet informative të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Aeroplanët kanë zbrazur nga katër arka bomba të tipit kasetë, në një hapësirë prej Shtëpisë së Osman Berishës, shtëpisë së Asllan Berishës e deri te shtëpia e Mehmet Berishës në një sipërfaqe rreth 300 metra. Nga shpërthimi i bombave është vrarë Elbasan Jakup Berisha, 16-vjeçar, ndërkohë që kanë marrë plagë dy prindërit e Elbasanit dhe gjashtë anëtarë të kësaj familjeje. /albeu.com/

Shtuar më 27/03/2016, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori