PREMIER LEAGUE/ 16 raste pozitiv me Covid-19 janë shfaqur në dy javët e fundit

Premier League ka raportuar rastet e reja me koronavirus. Liga kryesore angleze e futbollit profesional, në fakt, ka njoftuar se përveç Pulisic (Chelsea) dhe White (Arsenal) ditët e fundit, ka patur disa raste tw reja me Covid-19.

Në total, nga 3,060 testet e kryera midis 16 dhe 22 gushtit, 16 raste u shfaqën midis lojtarëve dhe anëtarëve të stafit.

Dymbëdhjetë në raundin e parë, katër në të dytin: në total numri po rritet pas nëntë rasteve pozitive në javën e parë dhe 11 në javën që përfundoi me 15 gusht.

Premier League do t’i përmbahet rregullit të testimit dyjavor. Numri i individëve të testuar në secilin klub u rrit nga 85 në 100.


Shtuar 23.08.2021 22:25