Humbja ndaj City-t, Man United regjistron një rekord negativ

Manchester Unitedi e shënoi paraqitjen më të dobët në 22 vjet gjatë pjesës së parë në Old Trafford, ku pësoi humbje me rezultat 3:1 kundër rivalit të qytetit, Manchester Cityt, në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup.

Djajtë e kuq ishin duke pësuar disfatë me rezultat 3:0 kur përfundoi pjesa e parë e ndeshjes të së martës. Kjo ishte hera e parë që ata i pësuan tri gola në shtëpi gjatë pjesës së parë që nga maji i vitit 1997, kundër Middesbrough.

Bernardo Silva e kaloi Manchester Cityn në epërsi me një gol të bukur të shënuar nga largësia në minutën e 17-të, ndërsa 16 minuta më vonë epërsinë e dyfishoi Riyad Mahrezi. Nata e Unitedit u përkeqësua gjashtë minuta më vonë, kur Andreas Pereira shënoi autogol.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ishte më e mirë gjatë pjesës së parë. Marcus Rashfordi arriti ta zvogëlojë epërsinë e rivalit, mirëpo Manchester Unitedi prapëseprapë do ta ketë të vështirë ta përmbysë rezultatin në gjysmëfinalen kthyese, që zhvillohet më 29 janar në Etihad.

Ndërsa, për Pep Guardiolën kjo fitore ishte e rëndësishme pasi që Manchester City arriti t’i hakmerret Unitedit për fitoren 3:1 në takimin e tyre të fundit në Premierligës, në nëntor të vitit të kaluar.


Shtuar 8.01.2020 08:14