Tentoi të rrëmbejë një person, arrestohet vlonjati e shpallet në kërkim shoku i tij

Policia ka vënë në pranga një 31-vjeçar në Vlorë pasi akuzohet për tentativë rrëmbimi.

I riu akuzohet për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin S. J., 31 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim,” thuhet në njoftimin e policisë.

Për këtë ngjarje është shpallur gjithashtu në kërkim edhe bashkëpunëtori i 31-vjeçarit, S. S., 34 vjeç.

 

 

 

 


Shtuar 6.11.2021 11:40