EMRAT/ Aksident me 2 të lënduar në Librazhd, njëri niset me helikopter drejt Tiranës (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur në Fushë-Studë në Librazhd. Një mjet është përplasur me një shtyllë, dhe nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesi dhe 2 pasagjerë

Një nga të lënduarit, Baki Sejdini, është, dërguar në spitalin e Elbasanit , ndërsa tjetri i identifikuar si Brian Dosku, është nisur urgjentisht për në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit./albeu.com