Rritja e çmimit të energjisë/ Balluku: Këto janë punët e Zotit

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka theksuar në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Mjedisin dhe Trgetinë ka theksuar se çmimi i energjisë nuk është rritur.

Gjatë një debate me deputetët demokratë, ajo tha se çmimi i energjisë është “në dorë të Zotit”, ndërsa bëri me dije se konsumi ka rënë ndjeshëm.

“Çmimi i energjisë nuk është rritur. Uroj që çmimi i energjisë mos të rritet, por këto janë punët e Zotit! Jo nuk ja kemi lënë Zotit, po do intensitet kapital infrastruktura e energjisë dhe do kohë. 4% e konsumatorëve, kalojnë 800 kilovat. Në muajin me konsumin më të lartë të vitit kemi 58 mijë familje. Fashat janë vendosur kudo. Nëse do të ketë reshje shiu. E kemi lënë të hapur për ta parë deri në datën 7 nëse do kemi prurje. Do të jetë fat nëse nuk do ta vendosim atë fashë. Fakt është që konsumi ka rënë ndjeshëm”, u shpreh Balluku.

Ministrja bëri gjithashtu me dije se është ndërprerë kontrata koncersionare për rrugën Milot-Balldren, pasi kishte mangësi në elementët e nevojshëm për zbatimin e saj.

“Milot-Balldren, nuk ndodhet në buxhetin e këtij viti. Pasi ka qenë një kontratë koncesionare. I kemi shtyrë afatet për shkak të pandemisë. Megjithatë në 16 dhjetor të 2021 i kemi dërguar letrën e fundit shoqërisë koncesionare për zgjatjen e kontratës. I kemi dhënë mundësi që të gjejë financimin dhe i kemi dërguar shkresën për zgjedhjen e kësaj kontrate, pasi lidhej me sigurimin e financimit. Kishte edhe mangësi me elementët e nevojshëm për zbatimin. Ka një ndërprerje të kontratës në mënyrë të njëanshme për mos plotësim të kushteve. Patjetër që është e nevojshme që të bëhet. Por siç kemi zgjidhur problematikën e lotëve të tjera, edhe Milot-Balldren nga një kontratë PPP do të kalojë në një kontratë koncesionare, që do i hapet gara në fillim të vitit 2023. As nuk diskriminohet kush dhe as nuk favorizohet kush, nëse unë jam drejtuesja e qarkut. Marr Kukësit! Nuk keni ardhur këtu për qarkun tuaj, unë jam përfaqësuese e veriut për vete. Në veri ne sot e kësaj ditë në vazhdojmë punimet në rrugën e Kombit. Në veri vijon dhe punohet. Është edhe plani Milot-Muriqan dhe Vlorë-Hani-Hotit. Shkodra ka investime në hekurudhë dhe në infrastrukture dhe do të ketë dhe investimin e Milot-Balldrenit”, tha Balluku./albeu.com/