U akuzua për blerje klikimesh, Ardit Çuni publikon bisedat: Deri dje më luteshe (FOTO LAJM)

Drejtuesi i Acromax, Aldor Nini, në një intervistë qe dha per emisionin “Abc e pasdites” foli për tendencën e artistëve shqiptarë për të blere klikime. Përsa i përket artistëve që kanë marrë pjesë te festivali “Kënga Magjike”, Nini sqaroi se janë shtatë artistë që kanë tentuar të blejnë klikime këtë vit.

Megjithatë, në një tjetër intervistë, ai përmendi përmendi Ledri Vulën, Alban Ramosajn dhe Ardit Çunin si ndër artistët që kanë blerë klikime. Kjo ka sjellë reagimin e këtyre të dyve të fundit. Albani reagoi shkurt:“Për aq kohë sa jam lajmi…faleminderit”, duke mos i dhënë shumë rëndësi akuzave kundër tij.

Ndërkohë, Arditi ka publikuar një bisedë që duket se është realizuar me drejtuesin e Acromax, ndërsa shkruan: “Besoj se me këtë bisedën dhe me disa të tjera si kjo, është e qartë se pse është përmendur emri im dhe i disa artistëve të tjerë sot. E keni parasysh DHELPRA DHE RRUSHTË.”

Por nuk mjaftoi me kaq. Në një tjetër postim, ai ka publikuar statistikat e Youtube për disa nga këngët e tij. Më pas, ai ka bërë një tjetër reagim drejtuar Ninit, duke shkruar se ai “nuk ka qenë kurrë artist i klikimeve” ndërsa këtë e bën si një mënyrë për ta shantazhuar të bashkëpunoje me kompaninë e tij.