Grabiti përmes mashtrimit 145 milionë euro, Gjykata vendos ekstradimin e kinezit

Gjykata e Tiranës ka vendosur lejimin e ekstradimit të shtetasit Liangbin Chen në Republikën Popullore të Kinës për efekt t& zbatimit të vendimit penal r. DG (X) BZ (2022) 00055, date 20.05.2022, të Gjykatës Deging, të Provincës Zhejiang/Kine.

Rrëzimin e kërkesës për revokimin e masës së sigurimit “arrest shtëpi” të dhënë ndaj shtetasit L. Ch.

Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së

Shqipërisë dhe Ambasadës së Republikën Popullore të Kinës.

Shpenzimet proceduriale janë bërë.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në gjykatën e Apelit Tiranë brenda 10 ditëve.

Liangbin Chen akuzohej për zhvatjen e afro 145 milionë eurove.

Chen u arrestua më datë 11.07.2022, ora 14:00, në Rinasi pasi në momentin që ka kryer procedurat e regjistrimit në hyrje me linjën ajrore “Air Albania” Londër-Tiranë, ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga autoritet kineze. 32-vjeçari, me profesion programues kompjuterik, u arrestua si kreu i një grupi kriminal që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e “Mashtrimit” me pasoja të rënda. Ky grup kriminal ka mashtruar dhjetëra qytetarë kinezë, ndërkohë aktiviteti ka qenë i shtrirë edhe në Dubai.

 

 

Platforma e ngritur online u mbyll dhe Chen bashkë me bashkëpunëtorët u zhdukën me 1 miliard jen, ose 145 milionë euro. 32-vjeçari mbërriti në Shqipëri nga Dubai dhe dyshohet se do të fshihej në vendin tonë.

Ky rast i paprecedentë, në kufijtë e skandalit ka ndodhur edhe me Abdulselman Turgut, i cili kërkohej për trafik droge nga autoritetet gjermane, por që gjykata e Apelit të Tiranës e liroi atë. Pas lirimit, ky u fundit u arratis, ndërsa tashmë është shpallur në kërkim në lidhje me sulmin terrorist që mendohet se ishte planifikuar ndaj opozitarëve iranian, muxhahedinëve, që ndodhen në kampin ASHRAF 3 në Manzë.


Shtuar 14.10.2022 10:14