Masakra në Klos/ Vajza tregon lidhjen me dy djemtë: S’kishin foto nudo të mijat, përhapën fjalë

Dëshmia e adoleshentes nga Klosi, ngacmimi i të cilës solli masakrën me tre të vdekur ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me ngjarjen. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNeës se S. Mjeshtri ka deklaruar në polici se nuk ka pasur asnjë foto dhe video nudo me dy të rinjtë, Kenado Shira dhe Renato Hasulaj. Ajo ka pretenduar se shantazhohej në mënyrë të vazhdueshme prej dy të rinjve, përmes hapjes së thashethemeve mes shokëve dhe shoqeve të klasës, duke sjellë për një moment mbylljeje në banesë dhe refuzim për të shkuar në shkollë.

E mitura ka rrëfyer para psikologes së shkollës dhe policisë, se dyshonte që dy të rinjtë, mund të kishin foto të saj në plazh, të cilat ajo i kishte publikuar vetë në Instagram, porn ë asnë moment nuk ka menduar se Kenado dhe Renato kishin fotografi të sajat, ku ishte e zhveshur. E mitura, pasi ka dhënë dëshminë në polici dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të saj është larguar nga zona e Klosit. Aktualisht hetimet, janë përqëndruar tek ekspertimi i aparateve celulare të tre adoleshentëve, pasi bisedat mes tyre rezultojnë të jenë fshirë. Gjithsesi, kjo dosje do të mbyllet pa autor, pasi përsoni që qëlloi me armë, Fiqiri Mjeshtri, babai i të miturës është vetëvrarë. Mbi askënd tjetër që ishte i pranishëm në masakër nuk rëndon asnjë akuzë.

Si ndodhi masakra e Klosit?

Dy të miturit përkatësisht Kenado Shira (viktimë) dhe Renado Hasula (i plagosur) njiheshin me vajzën e Fiqiriut, e mitur. Kjo histori ishte diskutuar edhe më herët nga të dyja familjet, por kërcënimet kanë vijuar e kishin arritur deri në pikën që vajza nuk shkonte dot më në shkollë. Dhe më 12 tetor u realizua një takim i dytë. Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renato dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre, përkatësisht Liri Shira dhe Eglantin Hasulaj për t’u sqaruar në lokal.

Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur si përgjigje mori refuzimin dhe fyerjet për vajzën, mxorri armën nga brezi dhe qëlloi me armë zjarri. Të vdekur mbetën Kenado e babai i tij, ndërsa u plagosën Renato bashkë me të atin. Pasi qëlloi mbi 4 persona, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, dhe u vetëvra.