BDI nis fushatën nga Gostivari, Besimin e kërkojnë përmes sloganit “Zgjidh jetë, voto blertë” (VIDEO)

Në Maqedoninë e Veriut sot filloi fushata zgjedhore. Partitë politike prezantojnë kandidatët dhe programin e tyre për 4 vitet e ardhshme.

Bashkimi Demokratik për Integrim, fushatën zgjedhore e filloi nga Komuna e Gostivarit, duke prezantuar kandidatët për kryetar komunash. BDI në zgjedhjet e 17 tetorit garon nën sloganin “Zgjidh jetë, voto blertë”.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti duke prezentuar kandidatët, tha se BDI është parti e cila ka marrë përgjegjësi.


Shtuar 27.09.2021 20:00