Ambasadorja Yuri Kim takohet me Tabakun në Kryesinë e Kuvendit

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit ku do të takohet me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun.

Në fokus të takimit do të jetë integrimi evropian i vendit tonë. Gjithashtu do të diskutohet  per përafrimin e legjislacionit shqiptar dhe atë të Evropës.

Nuk dihet nëse pas përfundimit të këtij takimi do të ketë një komunikim për mediat, si nga Tabaku dhe Yuri Kim.