Henry: Messi është i izoluar tek PSG

Messi ende nuk po përshtatet me kampionatin francez duke mos shënuar ende në 4 paraqitjet e tij.

“Messi më duket i izoluar tek PSG, topi kalon më pak në këmbët e tij se sa kur ishte tek Barcelona.

Nuk më duket i mërzitur prej situatës aktuale por do të thoja thjesht i izoluar.

Do më dukej më e arsyeshme nëse Messi do të luante në qëdër të sulmit duke u ndihmuar nga Mbappe dhe Neymar nga krahët, besoj se do të shkëlqente ashtu.

Në krahun e djathë nuk besoj se Messi do të bënte diferencën.

Ai nuk flet shumë nëpër media, ai flet vetëm me topin në fushën e lojës, e nëse doni që ai të flasi , duhet ta vendosni në qëndër (drejtuar Pochettinos).”

Kështu është shprehur ish-futbollisti I Barcelonës , Thierry Henry për “RMC Sport”./Albeu.com


Shtuar 25.10.2021 21:23

Tags: , ,