Berisha: Rama betejën e ka me PD e 11 dhjetorit, atë tjetrën e ka në xhep

Kreu I PD-së Sali Berisha, në një komunikim në Facebook, u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në lidhje me kandidatin e përbashkët mes grupit të tij dhe atij të Enkelejd Alibeajt.

Berisha tha se nuk heq dorë nga primaret, gjë që është bërë ngërç në bashkimin e demokratëve. Më tej ai tha se Rama betejën e ka me PD-në e tij, dhe jo me atë tjetrën, për të cilën tha se kryeministri e ka në xhep.

“PD e vërtetë e rithemeluar ka përcaktuar një procedurë të cilën nuk ka demokrat që normalisht dihet ta normalizojë. Jam I hapur që çdo deputete, eksponent dhe anëtar i PD-së të kandidojë në primare, por kurrë I hapur të heq primaret apo ti zv me sondazhe. S’kam pse të vendos një standard të tillë. Rama betejën e ka me 11 dhjetorin se atë tjetër e kishte në xhep”, tha Berisha.

I u ndal edhe vota e emigrantëve, të cilëve u premtoi se do t’ju garantonte.

“Ju siguroj se PD do të bëjë gjithçka që ju të voton. Në këtë kontekst ka një armik të votës tuaj, që është Edi Rama. Por ftoj të gjithë shqiptarët, në rast se nuk lejohet votimi juaj, të bëjmë një qëndresë madhore në Tiranë”, tha ish-kryeministri./albeu.com


Shtuar 5.11.2022 12:22