Populli i Ukrainës nderohet me çmimin “Sakharov” për Lirinë e Mendimit

Parlamenti Europian i ka dhënë popullit të Ukrainës çmimin Sakharov për Lirinë e Mendimit në nder të luftës kundër Rusisë.

Sipas mediave të huaja, me çmimin vjen edhe një shpërblim prej 50 mijë eurosh të cilat BE tha se do ua shpërndajë përfaqësuesve të shoqërisë civile në Ukrainë.

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola tha se më asnjë vend tjetër nuk e ka merituar këtë çmim më shumë se Ukraina.

“Ata po ngrihen për atë që besojnë. Duke luftuar për vlerat tona. Mbrojtja e demokracisë, lirisë dhe shtetit të së drejtës. Duke rrezikuar jetën e tyre për ne” – u shpreh Metsola.

Çmimi, i quajtur pas disidentit të ndjerë sovjetik Andrei Sakharov, iu dha vitin e kaluar kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny për përpjekjet e tij për të sfiduar kontrollin e Vladimir Putinit në pushtet.