Rama: Punimet në tunelin e Murrizës po ecin ngadalë si breshkat e mia

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një takim me banorët e Bulqizës është ndalur te Rruga e Arbrit, ku tha se punimet në tunelin e Murrizës, po ecin ngadalë si breshkat e tij, pasi ka probleme me gjeologjinë.

“Tunelin e Murrizit e kemi problem se ka dalë gjeologjia problem. Ndërkohë që në Llogara me 25 metra në ditë, këtu ecet me 1 metra. Por me këto dy segmentet e tjera që ka mbaruar procedura dhe është vendosur investimi, gjëra do marri rrugë dhe lëvizja lirshme, por pa tunelet. Siç e thashë punimet po ecin si ato breshkat e mia, pro s’kemi ca i bëjmë se është gjeologjia”, tha Rama.


Shtuar 28.10.2022 14:01