Sevilla në kërkim të zëvendësuesit te Banega, Ceballos kryeson listën

Sevilla po mendon herët për zëvendësuesin e Banegas pasi ky i fundit do të mbyllë aventurën me andaluzinët dhe do të veshë fanellën e Al Shabab.

Opsioni i parë i drejtorit sportive, Monchi është Dani Ceballos, që aktualisht është i huazuar te Arsenali, por kartoni i të tij zotërohet nga Real Madrid.

Por 23-vjeçari spanjoll nuk është e vetmja alternative e klubit nga Ramon Sanchez-Pizjuan, pasi Monchi po vëzhgon nga afër edhe Matias Vecino, i cili nuk po kalon një periudhë të mire te Interi, pasi marrëdhëniet me trajnerin Conte i ka të tensionuara dhe për këtë arsye mund të largohet gjatë verës.


Shtuar 8.02.2020 12:22