Përfundon takimi mes Ten Hag-CR7, merret vendimi për portugezin

Ka përfunduar pak më parë takimi mes Ten Hag dhe Cristiano Ronaldos.

Cristiano Ronaldo është rikthyer me ekipin e parë të Manchester United pasi ai u pezullua nga klubi për sfidën ndaj Chelsea e cila përfundoi 1-1.

Portugezi është kthyer në stërvitje me ekipin e parë për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Sheriff në Europa League.

Ten Hag dhe Ronaldo kanë bërë një dialog dhe kanë pranuar të dy që portugezi të kthehet dhe të ndihmojë Manchester United./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.10.2022 15:05